Një 'shpërthim i fuqishëm' është dëgjuar mbi pjesën qendrore të qytetit port të Sevastopolit në Krime, duke shkaktuar frikë në Moskë se toka e vogël e aneksuar nga Rusia mund të jetë nën kërcënim, pasi Ukraina ditën e sotme lëshoi një dron.
Sulmi i fundit me dron vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi kohët e fundit urën e vetme që lidh Krimenë me kontinentin rus për të vëzhguar punën për të riparuar arterien kyçe pas një shpërthimi.
"Sigurisht që ka rreziqe sepse pala ukrainase vazhdon politikën e saj të organizimit të sulmeve terroriste. Por, nga ana tjetër, informacionet që marrim tregojnë se po merren kundërmasa efektive," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov .
Ata raportuan se Kievi po vazhdonte përpjekjet e tij për të goditur Moskën përtej vijave të frontit të luftës. Guvernatori i qytetit i emëruar nga Rusia, Mikhail Razvozhaev, shkroi në Telegram se flota ruse e Detit të Zi kishte rrëzuar një mjet ajror pa pilot mbi det, raportojnë mediat e huaja.
“Ushtria jonë, si gjithmonë, punoi mirë”, tha ai.
Por pas deklaratës së guvernatorit të Krimesë të emëruar nga Rusia, edhe Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov tha muajin e kaluar se Rusia po forconte fortifikimet në gadishull pas sulmeve të fundit.
Flota e Detit të Zi e ka selinë në Sevastopol, në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht nga Ukraina në vitin 2014. Gjatë gjithë luftës, Moska i ka përdorur anijet për të lëshuar raketa lundrimi kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë sulme të përsëritura në rrjetin e saj energjetik.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, u tha gazetarëve të enjten se Krimeja dhe Sevastopoli po përballeshin me rrezikun e sulmeve, por se rajoni ishte gati për t'i zmbrapsur ato.
"Rreziqet sigurisht që ekzistojnë, sepse pala ukrainase vazhdon linjën e saj të organizimit të sulmeve terroriste, po merren masa efektive për t'iu kundërvënë atyre", tha Peskov.
Komentet e Peskov erdhën disa ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për përdorimin e dronëve për të kryer tre sulme në bazat ajrore ushtarake ruse, megjithatë dy nga objektivat janë qindra milje brenda territorit rus dhe përtej arritjes së arsenalit të deklaruar të dronëve të Ukrainës.
Dy banorë të Sevastopolit u arrestuan gjithashtu të enjten nën dyshimin për tradhti me anë të ndarjes së informacionit me Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës, sipas shërbimit të shtypit të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), i cili pretendoi se ata ndanin "vendndodhjen e objekteve të Ministrisë së Mbrojtjes së Federata Ruse për një tarifë" me Kievin. Procedimi penal ka filluar kundër dy të dyshuarve, të cilët përballen me akuzat për "tradhti të lartë".
Lajmi kryesor: