SHKODËR – Një sasi tritoli është vënë para banesës së policit Valter Serra në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00, shpërtheu lënda plasëse para shtëpisë së Serrës, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje por policia dyshon se ka ndodhur për shkak të detyrës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-
Mario nuk a katunar asht malcor Katunart kan ik jasht qytetart kan ik ntiran vec na malcort kena met ktu
Përgjigju -
O llesh,,kujdes se e ke ne vesh..
Përgjigju -
Katunart sduhet me inlane mu vesh polic kurrrrrr
Përgjigju -
kjo qeveri bashkepunon me kriminelet,,,duhet te rrezohet sa me pare....,
Përgjigju-
Ti je idjot i lindur o alduc
-









Komente
Komento