Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi, asnjë i lënduar

Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi, asnjë i lënduar

Foto nga vendngjarja në ambasadën izraelite

1703601764_vend.jpg

Foto nga vendngjarja në ambasadën izraelite

Një shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi u raportua të martën në mbrëmje, sipas autoriteteve në vend. Sipas burimeve, asnjë person nga stafi nuk është lënduar.

“Rreth orës 5:20 ka pasur një shpërthim pranë ambasadës”, tha për Reuters zëdhënësi i ambasadës izraelite, Guy Nir, raportojnë mediat e huaja.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se stafi nuk ishte lënduar pas shpërthimit dhe se autoritetet izraelite po bashkëpunonin me homologët e tyre indianë për të hetuar shkakun e shpërthimit.

Atul Garg, drejtor i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi, tha se ata morën një telefonatë duke i informuar për një shpërthim bombe pranë ambasadës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pasi i zhvarrosi Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamas: U janë marrë organet! OKB-ja emëron zëvendëskryeministren holandeze si koordinatore të ndihmës për Gazën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane