Tre shpërthime eksplozivi pranë autobusit të Borussia Dortmund në Gjermani, ka sjellë plagosjen e qendërmbrojtësit Marc Bartra.
Shpëthimet kanë ndodhur në momentin kur autobusi po i drejtohej stadiumit "Signal Iduna Park" ku do të zhvillohej ndeshja çerekfinale e Champions League me francezët e Monaco.
Ngjarja është regjistruar vetëm 10 km larg stadiumit të Borussia-s. Policia gjermane rezervohet të japë informacione, por pohon se bëhet fjalë për një shpërthim eksplozivi.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

(Në foto autobusi i Dortmund dhe forcat e policisë e ato zjarrfikëse)
Mediat gjermane bëjnë të ditur se i lënduar ka mbetur mbrojtësi i Dortmund, Bartra i cili ka marrë plagë në trup.
Ai është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit.
[gallery]21782[/gallery]
Anulohet ndeshja Borussia Dortmund-Monaco
Shpërthimi pranë autobusit të Borussia Dortmund ka alarmuar policinë gjermane.
Për efekt sigurie, ndeshja çerekfinale e Champions Legue, Borussia Dortmund - Monaco është anuluar. Takimi do të luhet nesër, e mërkurë, në orën 18:45.

(Njoftimi i klubit të Dortmund: Ndeshja luhet nesër në 18:45)
Nga shpërthimi i regjistruar rreth orës 19:30, gjatë kohës që autobusi po i drejtohej stadiumit "Signal Iduna Park", mbeti i plagosur qendërmbrojtësi spanjoll, Marc Bartra i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Dortmund.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Explosions Champiuon Leage bus #Dortmund #Monaco fans in stadium chant "Dortmund" to show solidarity.
pic.twitter.com/f8IQA5srA1— Europe 2424 (@europe2424) April 11, 2017
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO