Një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e jashtme të banesës së një 69-vjeçari në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja është shënuar në lagjen “Çlirimi”, ndërsa si pasojë e shpërthimit para banesës së Shefki Krakullit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Në lagjen “Çlirimi”, është dëmtuar, dyshohet me lëndë plasëse, dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Sh. F., 69 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njoftoi sot policia.
Shefki Krakulli është babai i Ernold Frakullit një emër i njohur për policinë. Ky i fundit në 2015 u arrestua nga policia italiane së bashku me shokun e tij dhe 9 të tjerë nën akuzën e vjedhjes së rreth 2039 copë djathë Parmiggiano Reggiano, por me një vlerë prej 785 mijë euro.










Komente
Komento