Mesazh?! Shpërthim tritoli në Vlorë, makina e parkuar prej kohësh, pronari jeton jashtë shtetit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë (VIDEO)
Shpërthim tritoli në Vlorë. Lënda plasëse në makinën në pronësi të Bernard Sinomati, i cili jetonte prej kohësh jashtë shtetit. Ky duket si një mesazh për 36-vjeçarin, e ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Sinomataj i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje.
VLORË- 36-vjeçarit, Bernard Sinomati sot i është dërguar një “mesazh” nga persona të botës së krimit, por që ende nuk janë paidentifikuar. Atij i është vënë tritol në makinën 'Volkswagen Pasat' me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen "Hajro Çakerri", pranë poliklinikës ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Sinomati jetonte prej vitesh jashtë shtetit, e ndërsa nga sa raporton gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, 36-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë shqiptare. Ai është i arrestuar në 2012 për armëmbajtje pa leje, por nuk dihet ende motivet se përse i është vënë tritol në makinë.
Kanë qenë banorët ato që kanë njoftuar policinë, kjo për shkak se zona është mjaft e populluar, por që fatmirësisht nuk ka përfunduar tragjikisht. Në zonë ka kamera sigurie të cilat mund të vijnë në ndihmë për të rënë në gjurmët e autorit ose autorëve, të cilat janë sekuestruar nga Policia.
E ndërsa, Report Tv sjell pamje të makinës që iu vu tritoli, ku nga sa kuptohet lënda plasëse i është vendosur në pjesën përparme, në anën e shoferit ku dhe dëmet kanë qenë më të mëdha. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, Vlora është tronditur nga një shpërthim tritoli edhe pak javë më parë, ku një sasi me lëndë plasëse iu vu Indrit Sadedinaj pak pasi parkoi makinën, ku për pasojë mori plagë në këmbë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, nuk ka ende asnjë persona në pranga.
Xhami nga shoferi i thyer, goma e shkatërruar, kjo është makina që iu vu tritoli në Vlorë
Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarje, ku kjo është makina që i është vendosur tritoli. Makina tip 'Volkswagen Pasat' me targa AA 151 HJ ka marrë dëme të mëdha në pjesën përparme në krahun e shoferit ku dhe ishte vendosur sasia e tritolit.
Normale qe do ta ven te kesh hasem armando arixhiun nga dukayi ujkun e vlores normale i perzuri arixhiu dhe vet rri ne maj te blindit o arixhi e bere vloren dhun po me mullaret cpate
Përgjigju
Labi: 03/01/2022 22:53
Ahahahahah
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Të drejtë
81%
Të gabuar
13.8%
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5979
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
Normale qe do ta ven te kesh hasem armando arixhiun nga dukayi ujkun e vlores normale i perzuri arixhiu dhe vet rri ne maj te blindit o arixhi e bere vloren dhun po me mullaret cpate
PërgjigjuAhahahahah