Shpërthime dhe shtëllunga tymi në Damaskun e Sirisë, shkak lufta Hamas-Izrael
Foto nga Vendngjarja në Damask
Shpërthime dhe shtëllunga tymi janë parë e dëgjuar të shtunën në Damask, kryeqytetin e Sirisë, sipas mediave lokale dhe Vëzhguesit Sirian për të Drejta të Njeriut.
Në disa video, që nuk janë verifikuar prej Radios Evropa e Lirë, janë parë edhe ndërtesa të shkatërruara.
Për këto shpërthime raportohet në kohën e rritjes së tensioneve në Lindje të Mesme, prej nisjes së luftës Izrael- Hamas.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ka raportime për viktima, si pasojë e shpërthimit, që besohet se ka ndodhur në lagjen Mazzeh në jugperëndim të Damaskut.
Në zonën Mazzeh gjendet aeroporti ushtarak, dhe selitë e Kombeve të Bashkuara, të ambasadave dhe disa restorante.
Lindja e Mesme është në alarm qysh prej 7 tetorit, kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, duke vrarë të paktën 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i marrë peng 240 të tjerë.
Për pasojë, Izraeli ka nisur luftë në Gazë, dhe sipas autoriteteve shëndetësore atje, mbi 24 mijë njerëz janë vrarë prej ofensivës ajrore dhe tokësore izraelite.
Konflikti ka rritur shqetësimet për përhapje të luftës në rajon, sidomos mes rivalëve siç janë Izraeli me Iranin.
Teherani gëzon mbështetjen e disa grupeve në Lindje të Mesme, përfshirë Hamasin në Gazë, Hezbollahun në Liban dhe rebelët Huthi në Jemen. Ky vend gëzon mbështetjen e disa grupeve edhe në Irak dhe Siri.
Muajin e kaluar, ai që dyshohet se ka qenë sulm ajror izraelit, jashtë Damaskut, e ka lënë të vdekur një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3537
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor, 12:58
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor, 12:22
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus
17 Dhjetor, 09:14
-
Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin
16 Dhjetor, 16:41
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor, 16:06
-
Bashar al Assad flet për herë të parë pas largimit nga Siria: Nuk kam menduar kurrë të jap dorëheqjen, rusët më evakuuan
16 Dhjetor, 14:58
-
Britania e Madhe: 50 mln paund paketë mbështetje për Sirinë
16 Dhjetor, 09:47
-
Siri/ Familja e Assad si kartelet e Narcos! Zbulohet laborator gjigant në vilën e të vëllait të diktatorit, sasi të mëdha të Captagonit, ‘drogës së luftës’ (VIDEO)
16 Dhjetor, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33