Si pasojë e një serie shpërthimesh gazi që kanë prekur disa pjesë afër Bostonit në Shtetet e Bashkuara, bëhet e ditur se së paku një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.
Nga raportet e policisë lokale bëhet e ditur se ka pasur “zjarre dhe shpërthime” në dhjetëra prona.
Bëhet e ditur se qindra persona janë evakuuar dhe njëkohësisht janë ndërprerë shërbimet e gazit dhe energjisë elektrike për të parandaluar incidente tjera më fatale.
Shefi i policisë lokale, Michael Mansfield e ka përshkruar këtë ngjarje si dërrmuese.
Unë kam shërbyer si zjarrfikës për gati 39 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në gjithë karrierën time.
Michael Mansfield
Rreth 80 zjarre dhe një numër i shpërthimeve kanë përfshirë shtëpi dhe biznese në qytetet, Laurence, Andover dhe Anodoverin Verior, të cilat gjenden rreth 45 kilometra në veri të Bostonit, kanë njoftuar zyrtarët.