Pas sulmit masiv me mbi 50 dronë, gjatë natës pati sërish alarme ajrore në kryeqytetin ukrainas, por jo vetëm. Dronë të tipit Sahed dhe raketa mbërritën nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase. Pak pas mesnatës, banorët u këshilluan që të qëndronin të fshehur dhe pas orës 01:30 të mëngjesit, u regjistruan sulme në disa qytete të Ukrainës.
Qeveria ukrainase po përgatit një projektligj për të sanksionuar Iranin, aleatin e Rusisë pasi e furnizon me armë dhe dronë për të vijuar sulmet ndaj Ukrainës.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka vizituar së fundmi Rusinë dhe ka deklaruar se vendet të cilat ndihen të kërcënuara nga armët bërthamore mund të jenë pjesë e aleancës me Rusinë në mënyrë që mos të kenë asgjë për t'u shqetësuar pasi "do të ketë armë bërthamore për të gjithë".
Nga ana tjetër, pas sulmit me dron, në prag të festimeve për themelimin e kryeqytetit ukrainas, Presidenti Zelensky dërgon një mesazh të ri: "Gjatë historisë së tij, Kievi ka qenë dëshmitar i mizorive të ndryshme nga pushtuesit por u mbijetoi atyre dhe t'i mbijetojë të gjithëve. Asnjë prej tyre nuk do të jetë këtu!"
Ministria e Brendshme e Rusisë lëshoi të hënën një urdhër-arresti për senatorin amerikan Lindsey Graham pas komenteve të tij në lidhje me luftën në Ukrainë. Në një video të redaktuar të takimit të tij të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy që u publikua nga zyra e udhëheqësit ukrainas, senatori Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, vuri në dukje se "rusët po vdesin" dhe e përshkroi ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara për vendin si "më të mirën që kemi shpenzuar ndonjëherë”.
Ndërsa senatori Graham duket se i ka bërë komentet në pjesë të ndryshme të bisedës, video e shkurtër nga zyra presidenciale e Ukrainës i vendos ato pranë njëra-tjetrës, duke shkaktuar zemërim në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi të dielën duke thënë se “është e vështirë të imagjinohet një turp më i madh për vendin sesa të ketë senatorë të tillë”. Komisioni Hetimor, agjencia më e lartë e hetimit penal në vend, mori vendim për të hapur një hetim kundër senatorit Graham. Ministria e Brendshme më pas lëshoi një urdhër arresti për të, siç shihet dokumentet zyrtare, të pulikuara të hënën.
Senatori Graham është në mesin e më shumë se 200 anëtarëve amerikanë të Kongresit, të cilëve Moska u ndaloi hyrjen në Rusi vitin e kaluar. Senatori Graham komentoi në Twitter, duke thënë: “lajmi se angazhimi im ndaj Ukrainës ka shkaktuar zemërimin e regjimit të Putinit, më gëzoi në masë jashtëzakonshme”.
“Unë do të vazhdoj të mbështesë lirinë e Ukrainës derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori ukrainas”, shkroi ai në Twitter. "Unë do të mbaj urdhr-arrestin e lëshuar nga qeveria e korruptuar dhe jo morale e Putinit si një simbol nderi"./VOA
Themeluesi i grupit Wagner, Ivgjeni Prigozhin
Themeluesi i grupit të mercenarëve famëkeq rus Wagner, Ivgjeni Prigozhin foli pa dorashka lidhur me luftën në Ukrainë, duke iu drejtuar drejtpërdrejtë presidentit Putin.
Ai i ka thënë Putinit sa i përket luftës që duhet të ketë vullnet dhe karakter për ta përballuar.
"Nëse filloni një luftë, ju lutemi kini karakter, vullnet dhe topa çeliku. Vetëm kështu do të mund të arrini diçka."
Kujtojmë se pak ditë më parë Prigozhin ka kërcënuar drejtpërdrejtë udhëheqësit rusë, përfshirë presidentin Putin që të bëhen seriozë për luftën, ose në të kundërt do të përballen me revolucion.Gjuha e përdorur nga kryemercenari ishte tepër e rëndë dhe e mbushur me fyerje e ofendime për fëmijët dhe vetë udhëheqësit rusë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një projekt-ligj që do të vendosë sanksione për 50 vjet ndaj aleatit të Rusisë, Iranit, tha shefi i kabinetit të Zelensky, Andriy Yermak. Kjo vjen si një përgjigje e Kievit ndaj Iranit për furnizimet me armë në Moskë.
Kievi dhe aleatët e tij thonë se Irani e ka furnizuar Rusinë me armë, duke përfshirë qindra dronë, që kur Moska pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Teherani i hedh poshtë akuzat. Nëse miratohet nga parlamenti ukrainas, projektligji do të bllokojë tranzitin e mallrave iraniane përmes Ukrainës dhe përdorimin e hapësirës së saj ajrore, si dhe do të vendosë sanksione tregtare, financiare dhe teknologjike kundër Iranit dhe qytetarëve të tij.
Sa per te qeshur. Zhelja nuk di se ku ka koken te dale dhe te kerkoje falje se ka mbi nje vit qe gjaku i bijve te nenave po derdhet lume per qefet e tij dhe te Amerikes pale ka guxim dhe te kercenoje.
Përgjigju