Shpërthimet e rasteve me Covid, Berlini vendos në karantinë qindra familje

Shpërthimet e rasteve me Covid, Berlini vendos në karantinë qindra familje

Autoritetet në Berlin kanë vendosur 369 familje nën karantinë, pasi dhjetëra persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19. Përhapja në rrethin e Neukölln ka përfshirë 6 ndërtesa apartamentesh, me 57 njerëz të testuar pozitivë.

“Virusi po përhapet tepër shpejt,”- tha kryetari Martin Hikel. “Kuptuam shumë shpejt që blloqe të tërë apartamentesh ishin të shqetësuar dhe se duhej t’i vendosnim banorët nën karantinë.”

Që nga e marta, Berlini ka regjistruar 7.401 raste të infektuara dhe 209 vdekje, sipas shifrave zyrtare. Rritja e infeksioneve në qytet vjen vetëm dy ditë pas shpërthimit në qytetin gjerman verior Bremerhaven, ku u raportuan 112 infeksione dhe 1 vdekje sipas Deutsche Welle.

Të martën, Gjermania nisi përdorimin e aplikacionit për gjurmimin e koronavirusit, në një përpjekje për të gjetur infeksionet e mundshme. Ekspertët thonë se gjetja e rasteve të reja shpejt është çelësi i parandalimit të përhapjes, veçanërisht në një kohë kur vendet europiane po heqin kufizimet e bllokimit dhe po hapin kufijtë e tyre.

Të hënën, Gjermania hapi kufijtë e saj për udhëtarët nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 43 viktima! Rriten shifrat e të prekurve në SHBA...Kina fajëson salmonin për valën e re të pandemisë (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen