Turqia është në zi pas dy shpërthimeve me bombë në Ankara të shtunën, ku mbetën të vrarë rreth 100 persona si dhe u plagosën mbi 245 të tjerë. Dy shpërthimet ndodhën gjatë një proteste paqësore në kryeqytetin që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe kurdëve.
Por tani autoritetet janë duke hetuar për të drejtuar gishtin drejt atyre që kanë përgjegjësi për këto sulme. E siç duket Shteti Islamik ka sjell luftën e vet në zemër të Turqisë. ISIS ka kërcënuar vazhdimisht Turqinë pasi kjo e fundit iu bashkua koalicionit ndërkombëtar.
Megjithatë autoritetet turke ende dyshojnë se përveç ISIS gisht në këto sulme mund të kenë edhe kurdët. Por shumë analistë thonë se kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi në protestën paqësore merrrnin pjesë dhe shumë kurdë. Lideri i Partisë Popullore Demokratike, një parti që mbështet kurdët, ka deklaruar se anëtarët e saj kanë qenë shënjestër e sulmeve.
Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, ka thënë se sulmet janë një akt i terroristëve, ndërsa premtoi se Turqia do të qëndrojë e bashkuar kundër tyre. Sulmet janë nga më vdekjeprurëset në historinë moderne të Turqisë.
Ato kanë ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 1 nëntor. Disa analistë thonë se tragjedia në Ankara është shenjë për kohë të errëta në Turqi.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO