Shpërthimi një bombole gazi, ka bërë që një banesë të shkrumbohet në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Ndërkohë si pasojë e shpërthimit ka marrë djegie në të dy krahët Fëllëza Isufaj, 49 vjeçe, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Komente
Komento