Atentat për herë të dytë 33-vjeçarit në Lungomare të Vlorës! Tritoli iu vendos në hyrje të garazhit, i riu sillet te Trauma! Dyshohet për prishje të pazareve të drogës! 6 të shoqëruar

VLORË- Një 33-vjeçari i identifikuar si Indrit Sadedinaj, i është bërë atentat mesditën e kësaj të diele në Lungomare të Vlorës me tritol, i cili ishte vendosur në afërsi të garazhit  ku kishte parkuar makinën. Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, sasia tritoli ishte i mbuluar me kartonë në mënyrë që mos të zbulohej, ndërsa ka shpërthyer me telekomandë sapo 33-vjeçari ka dalë nga garazhi, duke e lënë të plagosur.

I riu ka marrë plagë të shumta në gjymtyrët e poshtë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar. Burime për Report Tv bëjnë me dije se për momentin gjendje e tij shëndetësore është e mirë dhe sipas të njëjtave burime, familjarët e tij kanë arritur të komunikojnë me të.

Indrit Sadedinaj, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal, por megjithatë shkak për shpërthimin dyshohet konfliktet e mëparshme të 33-vjeçarit. Burime nga Policia e Vlorës për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se pista që po hetohet si motiv për atentatin është ajo e prishjeve të pazareve të drogës.

Pas atentatit forcat e FNSH kanë blinduar Vlorën, duke kontrolluar të gjithë automjetet që hynë dhe dalin nga territori. Report Tv ka mësuar se deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

Shpërthim i fortë ndodhi në lagjen "10 korriku", duke alarmuar banorët e një zone mjaft të populluar. Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet i plagosuri i shtrirë në rrugë, në pamundësi për të lëvizur, teksa i jepet ndihma e parë. 

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Indrit Sadedinaj është bërë një atentat, pasi edhe katër vite më parë i është vendosur një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila nuk ka shpërthyer, pasi e ka pikasur në kohë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
I bë atentat me eksploziv sapo doli nga garazhi, atentati dyshohet për prishje të pazareve të drogës

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Lungomare të Vlorës, pasi tentuan që ta vrasin  duke i bërë atentat sapo doli nga garazhi ku parkoi makinën. Burime për Report Tv nga policia e Vlorës bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit ku po hetohet atentati është ajo e prishjes së pazareve.

Ora 18:19
Atentat ndaj 33-vjeçarit në Lungomare, FNSH blindon Vlorën! Vijnë përforcime edhe nga Fieri për kapjen e autorëve! Shoqërohen 6 persona

 

 

Atentati ndaj 33-vjeçarit mesditën e kësaj të diele, ka bërë që forcat FNSH të blindojnë Vlorën. Përforcime për kapjen e autorit, ose autorëve kanë ardhur edhe nga Fieri.

Sipas informacioneve nga Report Tv, cdo automjet i hyn apo del nga territori i Vlorës i nënshtrohet kontrollit. Nga po të njëjtat burime bëhet me dije se janë shoqëruar 6 persona.

Ora 16:35
Iu bë atentat në mes të ditës në Vlorë, kush është 34-vjeçari

1639928183_indritsadedinaj.jpg

Ky është Indrit Sadedini 34 vjeç, të cili iu bë atentat me tritol në makinë mesditën e kësaj të diele në Vlorë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Ora 16:27
I shtrirë në rrugë dhe i plagosur rëndë, momenti kur ambulanca merr 34-vjeçarin që iu bë atentat në Vlorë

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku 34-vjeçari i plagosur si pasojë e një atentati me eksplosiv në Vlorë, po merret nga mjekët. I riu mësohet se ka plagë të rënda në gjymtyrët e poshtme të trupit.

Ora 15:58
Mbeti i plagosur rëndë, Endrit Sadedini i shpëtoi 4 vite më parë një tjetër atentati

Endrit Sadedini, 34-vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi ishte shënjestra e një atentati mesditën e sotme në Vlorë, edhe 4 vite më parë i kanë bërë atentat. Sipas burimeve për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, në të njëjtën periudhë, 34-vjeçari i ka shpëtuar një tjetër atentatit. Mësohet se shkak janë bërë konfliktet e tij të mëparshme.

Ora 15:33
Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Vlorë,  zbulohet identiteti i të plagosurit

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, ndërsa i plagosur është ende në vendin e ngjarjes. Sipas po të njëjtave burime, i plagosur ka mbetur Endrit Sadedini 34 vjeç.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 21/12/2021 00:37

    Pupupuuu hafarist thot Komplet dhjar Vlorë moj të ndriti fati Kur zbriti muti nga fshati

    Përgjigju
  • Armando arixhiu: 20/12/2021 08:54

    Dhe un me blind dalpo le te vij ndonjeri ta provoj dukat me ka ose te oslo hajde tani hani petla posht cameet rroft dukati me trimat e tij

    Përgjigju
  • Oslo: 20/12/2021 00:02

    Ky spiunonte grupin e init te doqja

    Përgjigju
    • Andi: 20/12/2021 08:39

      Po ini eshte me nje kembe o vlla

    • Osli: 20/12/2021 08:18

      Eh i mori perpara inesi ata ishin 9 veta te armatosur gjeri ne dhemb,inesi ishte vetem fare vetem nje pistolet kishte inesi Ata iken me vrap si lepuj hallall inesi si lepuj i mori perpara.

  • Punë punë natë e ditë: 19/12/2021 23:13

    Çfarë mbjell korr...

    Përgjigju
  • Huan: 19/12/2021 20:05

    Intelekti i sicariove nga vlora nuk i afrohet as atij te pules. Duke e ditur qe njihere ja kane vene tritolin ne makine ky shkon e leviz prap me makine , dhe as nuk shtrihet barkas me kontrollu i kan fut gje apo jo.Une do beja barkas shtrihu sa here do mduhej makina kontroll gjithandej me pas hallet e ktij tipit.Uorre derman ku vete atq se na merove fare a derzi.Nese ka bere vrasje me leke sikurse thone artan hoxhat e virtualit duhet kuptuar qe karma its a bitch ....vonon po nuk harron.I vafshin nga pas qe te gjithe ata qe kane bere krime.

    Përgjigju
  • Mario: 19/12/2021 17:49

    Nuk eshte per cdo gje faji i shtetit.

    Përgjigju
  • Labi: 19/12/2021 17:43

    Pergjigje per komentin e "vlora: Ti qe thua qe ai fshatari vret me lek e mbyll hallet e botes ....flet nga ngazellimi qe ai u plagos e ato fjal i thot e i hap nje ordiner ha-farist fejsbuqesh e qe fshihet mbas komenteve te tilla.. Mir esht te shikosh punen tende ose identifikohu edhe e shikojm ..pastaj e mer vesh mir ca te bejn fshataret o i mbaruar

    Përgjigju
    • Aaa: 20/12/2021 08:22

      Fshatarit do hedhur buka me sfurk o popull se fshatari eshte si puna k..it po ja ferkove koken ngrihet e nuk ulet me..

    • Grupiii: 20/12/2021 00:36

      Kta te oslos ste falin

    • Grupi: 19/12/2021 21:40

      Boll kercenove njerezit neper forume qe jane te lira o fshatar. Ti qe i thua tjetrit identifikohu shkruan per vete si lepur me pseudonim. Thuaje emrin tend njehere " o trim" apo je dhe ti kontigjent si ky qe u plagos? Nuk jam fare per keto lloj ngjarjesh kriminale, jam per denimin ligjor dhe sekuestrimin e pasurise te paligjshme te cdo lloj kategorie krimi. Por njerez si ty qe kercenojne keshtu jsne lepuj dhe te shpifur. Ruaj veten dhe me mire dorezohu qe te vuash denimin sesa te perfundosh si ky qe goditen.

  • Labi: 19/12/2021 17:39

    Pergjigje per komentin e "Vlora: Mos fol pa lidhje kur si njeh njerzit dhe thua vret me lek per halle te botes...se keto fjal ja nxjer ndonje ha-farist instagrami si ti qe fshihesh mbas komenteve

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles 3: 19/12/2021 17:13

    Bota e krimit lulezon me Edi Ramen ky eshte nje popull i mbaruar rrace e poshter nuk kane seder shqiptaret se po te kishin seder do dilnin ne protesta per ta rrezuar regjimin por jane dele gjithmon keshtu kane qene nuk thone kote qe populli ka qeverine qe meriton sa gjynah te pakten shpetoni veten ikni nga ai vend i mallkuar. Efharisto!

    Përgjigju
    • shqiptari: 19/12/2021 18:44

      o rrota e inteligjentit pse cfar faji ka qeverija qe keta bobat e kruajne me punet e pista?pse nuk ta vune ty e mu tritolin?se ngrihemi ne mjes e vijme ne darke e shohim djersen tone. nuk te vret njeri kot.edhe sikur ne te semes te hysh po bere pune te pista te vijne te gjejne e nuk ka zot e jo me qeveri qe te mbroje.dilni kunder qeverise se ata qe do vijne do mbrojne keta bobat qe hiqen bosa me lek te piset?te fala papandreut e meshoi sufllaqeve

    • Supaxhiu: 19/12/2021 18:01

      O plehr. Te q***** ******. Nuk ka grek shqipfoles qe bejn propagand! Ti je ndonje nga ata maloket e Berishes qe ke inat Ramen! Te q**** ****. Shqiperia nuk behet pikerisht sepse ka njerez ai ju! Cohu Enver! Zhduke kete rrace te poshter nga faqa e dheut! (Rrofte Vorio Epiri)

    • Sa gjynah: 19/12/2021 17:59

      Sq gjynah qe te kane ikur pellumbat.mba kafazin fort palio arqidhi

    • Turi: 19/12/2021 17:38

      O Andart o puzpi...Sle lajm pa komentuar a derzi. Shko puno e mos rri gjithe diten ne kafe vetem e vetem qe te perdoresh wifi falas. Shko bej ndonje pune se paske in per lesh bubi

  • Andarti shqipfoles 2: 19/12/2021 17:09

    Ky eshte shteti qe po nderton amerika e Sorrosit!

    Përgjigju
    • sorosi: 19/12/2021 18:47

      votove dje ti per te hequr lulin e te vije ai non grata qe i ka hap lufte sorosit?ai qe ka dal fotografi me me enverin me sorosin e me te gjith legenat?ik mor koqe se po u lodhke duke bere thirrje te ikin nga vendi.e ku ne te sateme te shkojne?aty ne greqi po vriten per dite shqiptare.po atyre cfar do i thuash?ikni ne ne Shqiperi qe te fshiheni?e pastaj ti fusin tritolin e do i thuash qe te ikin nga aty?shko mor zhuls se qenke kokrra e debilit

  • Andarti shqipfoles 1: 19/12/2021 17:07

    Vetem aty ne Shqiperi ndodhin keto gjera. Ai vend nuk behet. IKNI!

    Përgjigju
    • perandartin: 19/12/2021 18:52

      hidh nje sy andej nga meksika e kolumbia e shiko ca behet. po na tregon ti. dezertor.

  • Alb: 19/12/2021 16:39

    Kjo ashte demokracija shqiptare

    Përgjigju
  • Hasta: 19/12/2021 16:09

    Vlora bjeri moj te lumte dora

    Përgjigju
    • Muzaka i ri: 19/12/2021 18:32

      E more vesh cfar thot Vlora o andart me baba turk, ka vrare me leke biri i botes, nuk eshte pa gje historia, si do qe vrasja nuk eshte e mire per asnjerin.

  • Vlora: 19/12/2021 16:01

    Epo te vin nje dit fund kur fillon mbyll hallet e botes me lek mir e gjeti se kur te mer koka er keshtu e peson dhe kur vret me lek fshatari mutit

    Përgjigju
  • Lungo - mare: 19/12/2021 15:29

    Hajde shtet hajde, ktu plot me vizitor ne kte kohe te bukur.. Dhe vete i madhi ka qe dje qe ben xhiro nga lungo marja! Kaq e veshtire qenka te kapen trafikantet e armeve Qe njihen me teper se cdo kush dhe jane te skeduar Me mijra here, po bejne kasaphane ne kte vend me arme e tritol. Perdite e me mire po behet , bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë