TIRANE- Çanta me dokumente që ndodhej mbi kroskotin e makinës, ka qenë fatsjellëse për inxhinieren e ndërtimin Entela Çano, 38 vjeçe pasi ka amortizuar shpërthimin me telekomandë të rreth 50 gr tritol që ishte vënë poshtë makinës së saj që në Kavajë, duke e shpëtuar edhe pa dëmtime. Policia e Durrësit ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mesditën e djeshme në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit” dhe sipas tyre është duke u hetuar në pistën e konkurrencës. E pyetur nga “Shqiptarja.com”, inxhinierja Çano ka deklaruar se, “e rëndësishme është që jam mirë”. Çano është pronare e studios së projektimit “A & E Engineering”, dhe ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj tip Mitsubishi kur pranë një karburanti në rrugën mes Durrësit dhe Tiranës, ka shpërthyer makina duke u përfshirë menjëherë nga flakët. Për fat të mirë, drejtuesja e mjetit ka dalë menjëherë duke shpëtuar edhe pa dëmtime.
SHPËRTHIMI I MAKINËSPak minuta pasi kishte kaluar ora 13:00, inxhinierja Entela Çano ka dëgjuar një shpërthim në makinën e saj dhe mjeti i është përfshirë nga flakët. Ajo menjëherë ka zbritur nga makina duke mos pësuar asnjë dëmtim, ndërsa flakët e kanë djegur të gjithë mjetin. Policia e Durrësit ka reaguar edhe zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur, por duke mos dhënë shumë detaje. “Rreth orës 1:05 të ditës së sotme (dje) morëm njoftim për një mjet të përfshirë nga flakët në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Sukthit” në rrugën interurbane kryesore Durrës-Tiranë. Në vend u dërguan menjëherë shërbime zjarrfikës dhe Policie, të cilët pas fikjes së flakëve dhe dhënies së ndihmës së parë drejtueses së mjetit fuoristradë Mitsubishi me targa AA 109 JE, 38-vjecares nga Tirana E.Ç., me profesion inxhiniere ndërtimi, e cila udhëtonte e vetme në mjet”.
HETIMET E POLICISËPasi është marrë informacioni, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie. Menjëherë është ngritur dhe një grup hetimor. Burime nga uniformat blu të qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, inxhinierja Entela Çano ka qenë duke udhëtuar nga Kavaja në Tiranë. Gjatë hetimeve është zbuluar se, lënda plasëse e llojit tritol në një sasi të vogël ishte e montuar poshtë makinës në pjesën ku zakonisht vendosen këmbët e pasagjerit. Tritoli dyshohet se është vënë në Kavajë. Dëshmitarë dhe vetë inxhinierja kanë deklaruar se, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi është dëgjuar një zhurmë e madhe. Sipas policisë, “çanta e drejtueses së makinës e ka shpëtuar atë, pasi duke qenë e mbushur me letra ka amortizuar shpërthimin”.
PISTAT E HETIMITPolicia e Durrësit është duke hetuar në disa pista në lidhje me ngjarjen. Fillimisht u mendua se shpërthimi i eksplozivimit mund të kishte lidhje me punën e bashkëshortit por më pas kjo gjë është përjashtuar. Aktualisht policia është duke hetuar në pistën e konkurrencës, pasi dyshohet se mund të ketë ndonjë përballje për shkak të detyrës dhe punës që Entela Çano kryen si inxhiniere ndërtimi. Përveç këtyre informacioneve, Policia e Durrësit ka vendosur që të kërkojë informacione dhe nga homologët e Tiranës meqenëse inxhinierja jeton në kryeqytet. Rreth 100 metra larg vendit ku ndaloi dhe makina e djegur rezulton të jetë krijuar një gropë në rrugë nga shpërthimi.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu
30 Janar, 09:29
-
PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat
30 Janar, 09:26
-
Vlorë/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, në pranga 2 fierakët! Ja çfarë u sekuestrua dhe si u zbuluan (EMRAT+VIDEO)
30 Janar, 09:13
-
Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)
30 Janar, 09:06
-
Durrës/ Shumë banesa ende nën ujë, evakuohen 10 familje, akomodohen te Kavalishenca! 40 ha tokë bujqësore nën ujë
30 Janar, 08:44
-
‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)
30 Janar, 08:43
-
Sot i jepet lamtumira kryepeshkopit Anastas, Patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë! Në Tiranë delegacion nga e gjithë bota e krishterë, Rama e Mitsotakis fjalim
30 Janar, 08:40
-
Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025
30 Janar, 08:20
-
Shqipëria në mesin e 4 vendeve europiane me rënien më të lartë të fëmijëve
30 Janar, 08:12
-
Reshje dhe temperatura deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot
30 Janar, 08:04
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot
30 Janar, 07:14