Mbledhja e Këshillit Bashkiak Shkodër nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Domën.
24-vjeçarja Bleona Çobaj/Çelaj dhe dy fëmijët e saj, të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, Amar dhe Anuar Çelaj, humbën jetën nga shpërthimi i dyshuar i një bombole artizanale gazi pranë një shtëpie të vjetër në pronësi të familjes, e braktisur prej 20 vitesh.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur! Erdhën nga Gjermania për pushime (EMRAT)










