Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 1 viktimë dhe disa të lënduar! 35 persona të shtruar në spitale

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, 1 viktimë dhe disa të lënduar! 35 persona të shtruar në spitale

Foto ilustruese

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët.

Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.

Vullkani në Malin Semeru shpërtheu në orën 14:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët thanë se të plagosurit kanë pësuar djegie.

“Është një gjendje shumë urgjente që prej se shpërtheu vullkani”, tha zyrtari Thoriqul Haq.

Indah Masad, zyrtare në qarkun Lumajang tha se numri i të lënduarve është të paktën 41 persona dhe tha se ata kanë pësuar djegie. Por, Agjencia për Katastrofa në Indonezi tha se 35 persona po trajtohen në spitalet lokale.

Rrugët dhe urat janë dëmtuar dhe tymi i madh që ka kapluar zonën po pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimit. Zyrtarët ngritën çadra për evakuim jashtë perimetrit prej pesë kilometrash nga krateri i vullkanit.

Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, që gjendet në Azinë Juglindore dhe ndërmjet Oqeanit Indian e atij Paqësor. Semeru shpërtheu edhe në muajin janar, por nuk u raportua për viktima.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë