Shpërthimi me 2 të vdekur e 7 të plagosur në Lushnjë, ekspertët në Report Tv: Shkelje e sigurisë në punë dhe e lejes së ndërtimit

Një sërë pikëpyetjesh ngrihen ende, edhe 3 ditë pas shpërthimit të fuqishëm në zonën industriale në Lushnje, në lidhje me shkaqet që e sollën dhe kushtet e sigurisë në punë. Prokuroria po vijon hetimet. Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidion Hoxha, 51 dhe 23 vjeç, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Ekspertët në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv diskutuan mbi këtë ngjarje të rëndë duke analizuar disa aspekte, si shkelja e lejes së ndërtimi apo shkelja e sigurisë në punë.

Fakti që magazina po ndërtohej poshtë shtyllës së tensioni të lartë, për ekspertin në fushën e mineraleve, Eduard Elezi thotë se shkelje e lejes së ndërtimit. Më tej Elezi thotë se duhet licencë dhe një staf i kualifikuar për lëvizjen e bombolave të mbushura me oksigjen.

“Po të shohim veprimit e kontaktit me energjinë elektrike, këtu kemi të bëjmë me një ndërtim që nga kushtet teknike është i palejueshëm të ndërtohet aty ku paraqitet rrezikshmëria e jetës së punonjësve. Kjo i përket lejes, që është dhënë për të pasur ndërtime në lartësi të rrezikshme poshtë linjave të tensionit të lartë. Kemi të bëjmë me një shpërthim që vjen nga toka. Nëse do vinte nga energjia elektrike, do kishin shpërthyer dy bombolat në lartësi. Mund të jetë rast aksidental, shpërthimi vjen nga pishtë dhe ka shkaktuar edhe këputjen e telave të tensionit të lartë”, tha Elezi.  

Eksperti për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha thotë se ka dështuar sistemi i mbrojtjes së sigurisë në punë. Sa i takon rastit në Lushnjë, Hoxha thotë se problematika kryesore është e punëdhënësit.

“Kemi ndërtuar një sistem që duhet të funksionojë, e para është përgjegjësia e punëdhënësit. Është një nga hallkat që ky sistem të funksionojë, hallka tjetër janë përfaqësuesit e punëmarrësve dhe institucionet. Duhet të funksionojnë që të kemi siguri në çdo vend pune. Fakti që ka ndodh ky aksident me pasoja të rënda vjen nga dështimi i funksionit të këtij sistemi. Problematika kryesore aty është  e punëdhënësit”, thotë Hoxha.

Edhe avokati Alban Duraj thotë se kemi të bëjmë me shkeljen e sigurisë në ambientet e punës. Duraj bën thirrje që institucionet të ushtojnë kontrolle në biznese në mënyrë që të identifikohen të gjitha rastet e shkeljes së sigurisë në punë.

“Jemi ende në fazë hetimi, akoma nuk kemi nxjerrë autorët apo shkakun përse ka ndodhur kjo vdekje me pasojë kaq të rëndë për 2 viktima. Ekspertët e fushës duhet të nxjerrin shkakun. Kemi të bëjmë me një ekspertizë që duhet të jetë profesionale dhe të zbardhë të vërtetën. Kemi të bëjmë me mos përmbushje të sigurimit teknik nga punëdhënësit. Ka përgjegjësi punëdhënësi, nuk respektojnë detyrime që burojnë nga kodi i punës”, thekson Duraj.

Prokuroria po vijon hetimin, ndërsa pista kryesore që dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin dyshohet se është bërë vinçi që po lëvizte dy bombola oksigjeni, njëra prej të cilave dyshohet se ka rënë dhe ka shkaktuar shpërthimin.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 04/03/2024 17:06

    Mirë shkelja eregullave të siguris në punë, por leja e ndërtimit ç'farë ndikimi ka në akskident?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë