LUSHNJË- Prokuroria e Fierit është duke hetuar ngjarjen e rënde në Lushnje ku nga shpërthimi në një  biznes, humbën jetën babë e bir, u plagosën disa të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela, si dhe u dëmtuan dhjetëra banesa e biznese .

Prokurorët kanë urdhëruar kryerjen e disa ekspertizave për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit, ndërsa nga ana e policisë këtë të diele janë referuar materialet organit të akuzës. Shkatërrimit të pronës, shkelje të rregullave të mbrojtjes në punës, si edhe shkelja e lejes subjektit për të kryer ndërtime në atë zonë, janë ato që po verifikohen nga policia dhe prokuroria 

Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në biznes si dhe të tjerë që kanë parë shpërthimin, të cilët kanë treguar ngjarjen dhe veprimet që kanë kryer viktimat para shpërthimit Janë sekuestruar dhe janë duke u kqyrur edhe dhjetëra pamje të kamerave të sigurisë së objekteve afër vendit të ngjarjes.

Burime nga Prokuroria e Fierit, kanë konfirmuar për Report Tv se veprimet po vijojnë ende në terren, ndërsa janë në pritje që edhe ekspertet të thonë fjalën e tyre në lidhje me shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Në pyetje pritet të merret edhe pronari i biznesit, deputetit i PS Bujar Çela, i cili vijon të qëndrojë në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.  Së bashku me të ne spital vijon të jetë edhe një 41 vjeçar Sokol Lumi, i cili ka dëmtime në kokë.

Një tjetër i plagosur ndodhet ne Spitalin e Lushnjës, Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi ne duar. Mësohet se  të plagosurit e tjerë kanë marrë mjekim dhe janë larguar  banesa. Ndërsa, kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa tha se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.

2 të vdekur e 7 të plagosur është bilanci i shpërthimit të fuqishëm (1 mars) në magazinën në ndërtim që thuhet se është e deputetit Bujar Çela brenda zonës industriale në Lushnjë. Babë e bir, Roland, 51-vjeç, dhe Elidon Hoxha 23 vjeç, që punonin me vinçin e tyre humbën jetën pas shpërthimit të një bombole oksigjeni që po transportonin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Shpërthimi në Lushnjë, kryebashkiakja Sefa: Nesër nis verifikimi për dëmet në banesa e biznese

1703584530_eriseldasefa.jpg

Nesër do të nisë verifikimi për dëmet e shkaktuara në banesa e biznese pas shpërthimit të fuqishëm pasditen e 1 marsit në Lushnjë.

E kontaktuar nga Report Tv, kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa tha se është përgatitur grupi i ekspertëve dhe ditën e hënë do të fillojë verifikimi i të gjitha banesave dhe bizneseve të cilët janë dëmtuar nga shpërthimi.