E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)

LUSHNJË - Një shpërthim i fuqishëm në një kompleks magazinash, zonë industriale në Lushnje, i mori jetën babë e bir e plagosi 7 persona mes tyre edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela, i cili ndodhej në biznesin e tij.

Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 (1 mars 2024) në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim në qytet dhe shkak u bë një incident, teksa një vinç që po punonte në magazinë preku telat e tensionit të lartë.

"Dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm" informoi policia e Lushnjes.  

Si pasojë e shpërthimit viktimë kanë mbetur babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç ndërsa 7 të tjerë u plagosën, përfshirë edhe deputetin Bujar Çela i cili i është nënshtruar një operacioni. Ky i fundit dhe Sokol Lumi po marrin trajtimin mjekësor te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerët patën lëndime më të lehta dhe morën ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Bilanci i shpërthimit në Lushnje
Të vdekur

Roland Hoxha
Elidon Hoxha
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi
2- Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
3- Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
4- Ervis Sharka
5- Lunedi Golemi
6- Ilia Sota
7-Erigjet Gorovelli

Ambulancat e Spitalit të Lushnjës vërshuan për të plagosurit, por gjetën pa jetë drejtuesin e vinçit Rolandin dhe në gjendje të rëndë djalin e tij Elidionin të dy mbi vinç. I riu humbi jetën teksa transportohej për në qendrën spitalore të Traumës, drejt të cilës mbërriti një tjetër i plagosur 41 vjeç dhe deputeti Bujar Çela që sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Mbetet i paqartë shkaku i këtij incidenti gjatë që përfundoi në tragjedi për familjen Hoxha, por përmasat mund të ishin më të rënda, nisur nga pasojat.

Në videon e shpërthimit pas kontaktit të vinçit me linjën e tensionit të lartë, shfaqen objekte me presion të lartë në flakë ku dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm. Me kërkesë të organeve hetimore që po kryejnë ekspertizat e nevojshme, OSHEE stakoi energjinë elektrike të linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë duke lënë për disa orë pa drita njësitë administrative, Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat 

Në pamjet e Report Tv shihet se shpërthimi ka rrënuar kolonat e betonit, gropa të thella në tokë dhe shkatërrim të makinerive të rënda që ndodhen pranë magazinave. Dëme të shumta shpërthimi ka shkaktuar në banesat dhe bizneset përreth. Një prej banorëve i cili pranë banesë kishte edhe një biznes të familjarit të tij, rrëfeu për Report Tv tmerrin e përjetuar duke theksuar se dëmet kapin shifrën e më shumë se 200 mijë eurove. 

Sipas ekspertëve për Report TV, një shkatërrim i tillë shkaktohet nga lëndë eksplozive apo lëndëve shpërthyese si gaz.

Shenim: Raportuan për ngjarjen gazetarët e Report Tv Sokol Dema, Yljet Saliasi në Lushnje dhe Keti Banushi në Tiranë
Në redaksinë online punuan gazetarët: Beklie Koltraka, Bledar Velia, Gersi Kokonozi, Suela Gera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Deputeti i PS dhe një tjetër te ‘Trauma’, Report Tv zbardh emrat e 7 të plagosurve nga shpërthimi i fortë në Lushnjë

1709321245_lushnje.jpeg

Report Tv ka zbardhur emrat e të gjithë personave të plagosur në shpërthimin tragjik të pasdites së sotme në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidion Hoxha.

Mësohet se të plagosur në total kanë mbetur 7 persona:

Sajmir Korreshi
Sokol Lumi (në gjendje të rëndë te spitali i Traumës
Bujar Çela (deputet i PS) në operacion te spitali i Traumës
Ervis Sharka
Lunedi Golemi
Ilia Sota
Erigjet Gorovelli
Ora 22:35
Babë e bir humbën jetën teksa punonin me vinç, Report Tv siguron fotot e 2 viktimave të shpërthimit tragjik të Lushnjës

1709329012_babaebir.png

Foto: Roland Hoxha, i biri Elidion Hoxha

Report Tv ka siguruar foton e Roland dhe Elidion Hoxhës, babë e bir që ndërruan jetë shpërthimin e fuqishëm sot në Lushnjë. Sipas informacioneve të mësuara, djali i tij 24 vjeçar sapo ishte kthyer nga Italia dhe të dy ishin në ditën e parë të punës që rezultoi fatale pasi vinçi në të cilin ndodheshin, preku linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar një shpërthim tepër të fortë.

Ora 21:27
Tragjike/ Babë e bir që humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, kishin ditën e parë të punës

Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir e kishin ditën e parë të punës dje në kapanonin në ndërtim aty ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën të dyve dhe plagosi 7 persona mes tyre dhe deputetin e PS-se, Bujar Çela pronar. Kjo është bërë e ditur nga të afërm. 

Të dy kanë qenë në vinçin që ranë kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin në orën 15:30 të 1 marsit 2024, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në Lushnje. 

I ati humb jetën brenda në vinç, ndërsa djali ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Dyshohet se mund të ketë pasur bombola oksigjeni në këto ambiente pune që kanë nxitur shpërthimin e fuqishëm.

Fatkeqësisht kjo rezultoi të ishte dhe dita e fundit e tyre.

Ora 20:20
Shpërthimi në Lushnjë, OSHEE shkëput linjën e energjisë elektrike në Lushnjë! Këto zona do të qëndrojnë për disa orë pa drita

 

Pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Lushnjën si pasojë e rënies së kontakt të vinçit me linjën e tensionit të lartë, OSHEE ka njoftuar stakimin e linjës 35kV Plasmas-Hysgjokaj për disa orë me kërkesë të organeve hetimore që po hetojnë rastin e rëndë.

Për pasojë, për disa orë pa energji elektrike do të jenë njësitë administrative, Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat në Lushnjë.

Ora 20:17
Deputeti Çela dhe një i plagosur nga shpërthimi në Lushnje në operacion, ministrja e Shëndetësisë mbërrin te Trauma

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ndodhet në spitalin e Traumës ku po sheh nga afër gjendjen e dy të plagosurve nga shpërthimi në Lushnje, konkretisht të deputetit Bujar Çela dhe një punonjësi që janë në sallën e operacionit.

Ora 20:09
‘Mbi 200 mijë euro dëm në biznes e shtëpi’, banori rrëfen momentet e tmerrit nga shpërthimi në Lushnjë: Xhamat binin gjithandej

 

Në një intervistë për Report Tv, Skerdjan Zaimi një prej banorëve të zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë, tha se dëmet materiale në banesën dhe biznesin ku punonte së bashku me familjarët e tij ishin tepër të mëdha.

Sipas tij dëmi për biznesin e elektroshtëpiakeve llogaritet mbi 200 mijë euro, ndërsa rrëfeu edhe momentin e shpërthimit duke treguar se, punëtorët dhe familjarët kishin përjetuar momente tmerri me xhamat që binin përreth tyre.

“Isha duke punuar poshtë. Fëmijët ishin duke luajtur këtu, njerëzit e tjerë në dhomën e pritjes. Për momentin thjesht mendova për ata, u ngjita lart, i kapa i nxora jashtë thjesht të shpëtonim ata pa menduar gjë tjetër.

Falë Zotit nuk kemi asnjë dëmtim në njerëz. 4 anëtarë jemi në familje, në total ishim 10 persona që rrezikoheshim.

(Dëmet në biznesin e elektroshtëpiakeve) Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro. Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”- u shpreh banori i zonës për Report Tv.

Ora 19:52
U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti Çela i nënshtrohet operacionit! Mjeku: Gjendja stabël, por ka dëmtime në bark! Jashtë rrezikut dhe punonjësi

Deputeti socialist Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij në Lushnjë, i është nënshtruar operacionit në spitalin e Traumës. Shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se deputeti ka dëmtime në pjesën e barkut, por gjendja e tij është stabël.

“Deputeti ka ardhur para 1 ore. Është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha i kanë dhënë ndihmën primare. E sollën këtu, këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël.  Besoj se do jetë një ndërhyrje pak e gjatë. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen… ", kështu tha Bushi.

Ndërkaq Bushi është shprehur se edhe i lënduari tjetër nga shpërthimi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

"Eshtë në sallë duke u operuar, gjendja është stabël,  flas për 41 vjeçarin", shtoi ai.

Ora 19:31
Dy të plagosur nga shpërthimi në Lushnjë te Trauma, mbërrin në spital edhe kryebashkiakja Sefa

1709318195_sefa.JPG

Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa ka shkuar në spitalin e Traumës, aty ku janë transportuar dy nga të plagosurit e shpërthimit të rëndë në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit PS, Bujar Çela.

Ora 19:20
VIDEO/ Pamje brenda vendit ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, vinçi po ngrinte bombola oksigjeni kur preku telat e korrentit

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi i fortë në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën shtatë të tjerë, dyshohet se vinçi ka qenë duke ngritur bombola me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Gazetari i Report TV Sokol Dema sjell pamje ku shihet se në vendin ku ka ndodhur shpërthimi është hapur një gropë. 

 

Ora 19:16
VIDEO/ Televizorë e kondicionerë të shkatërruar në një dyqan elektro-shtëpiakesh, dëme të mëdha të shkaktuara nga shpërthimi i fortë në Lushnjë

 

Shpërthimi i fortë në kapanonin në pronësi të deputetit Bujar Çela, ka shkaktuar dëme të shumta në disa biznese dhe banesa përreth.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, në një dyqan elektroshtëpiakesh shihen televizorë dhe kondicionerë të rrëzuar e shkatërruar si pasojë e tronditjes së madhe që ka pësuar zona pas shpërthimit që erdhi nga rënia në kontakt e vinçit me linjën e tensionit të lartë.

Ora 18:42
Me plagë të rënda nga shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS, Bujar Çela mbërrin në spitalin e Traumës

 

Deputeti i PS, Bujar Çela ka mbërritur në spitalin e Traumës ku do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor më të specializuar. Burime bëjnë me dije se deputeti ka marrë plagë të rënda por reagon dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:38
Vinçi ra në kontakt me tensionin e lartë, vdesin babë e bir! Çfarë dimë deri tani nga shpërthimi në Lushnje

1709313184_shperthimi.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për median nga vendi i ngjarjes tregon çfarë dimë deri tani nga shpërthimi që ndodhi sot pasdite tek rrethrrotullimi i plastmasit.

"Sot pasdite, rreth orës 15:37 minuta në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash ka ndodhur një shpërthim ndoshta i shkaktuar për shkak të kontaktit me linjën e tensionit të lartë. Dhe si pasojë e këtij kontakti, për shkak të shkarkimit të rrymës së tensionit të lartë duhet të ketë shpërthyer një mjet eskavator, i cili po bënte punimet në atë zonë. Për pasojë ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme manovratori i këtij mjeti. Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit.

Vlerësimin përfundimtar do ta jap një hetim i plotë. Këto janë informacione paraprake të dhëna nga policia e shtetit dhe nga ato pak deklarime që janë marrë. Të presim hetimin e plotë", tha Balla.

Djali i vinçierit, që humbi jetën nga shpërthimit, nuk mundi t'iu mbijetojë plagëve dhe vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.

Ora 18:23
Shpërthimi i fortë në kapanon, Balla viziton të plagosurit në spitalin e Lushnjës

1709314357_taulantballa.jpeg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar në spitalin e Lushnjës të plagosurit që po marrin ndihmën mjekësore pas shpërthimit të fuqishëm në kapanonin pranë fabrikës ku punonin.

Më herët, në spitalin e Lushnjës iu nënshtrua një operacioni deputeti Bujar Çela i cili më pas është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Ora 18:17
Po transportohej drejt Traumës, vdes edhe djali 24 vjeçar i vinçierit që humbi jetën nga shpërthimi në Lushnjë

 

Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në Lushnjë pasditen e sotme. Pas vinçierit, Roland Hoxha (Vreçani), mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 24 vjeçar Elidion Hoxha (Vreçani) i cili po transportohej drejt Traumës.

Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.

Ora 18:10
Ministri Balla jep detaje nga spitali: Bujar Çela mori plagë gjatë shpërthimit! Tre persona janë nisur tek Trauma

 

Ministri Balla u gjend menjëherë në vendngjarje sot dhe më pas në spitalin e Lushnjes i shoqëruar edhe nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Në atë zonë bashkë me persona të tjerë që janë 7 në total të plagosur është gjendur edhe deputeti i Lushnjes, Bujar Çela, i cili ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit. Nuk jam një mjek të jap detaje por mund t’ju them që plaga është arritur të izolohet edhe ky i plagosur është nisur për një trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës. Në total janë 3 persona të plagosur të cilët janë nisur për trajtim të specializuar në Qëndrën Kombëtare të Traumës.  Dhe siç e keni parë ndihma e parë e dhënë këtu ka qenë kyçe për të shpëtuar jetën e personave të plagosur. Ndërkohë policia e shtetit në bashkëpunim me prokurorinë po vijon punën për të kërkuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë rast, do ta quaja tragjedi", tha ministri për mediat.

Balla konfirmoi se një prej të plagosurve është edhe djali i vinçierit që ndërroi jetë.

"Njëri prej tyre është në gjendje shumë të vështirë. Djali i vinçierit është gjendur pranë në mjet dhe për pasojë nisur edhe nga gjendja e personit që ka humbur jetë kuptohet që bëhet fjalë për një shpërthim brenda mjetit. Policia ka konkluduar si arsye të shpërthimit paraprak shkarkesën e energjisë elektrike.

Me bashkinë do fillojmë menjëherë të vlerësojmë dëmet e shkaktuara në zonën përreth sepse shpërthimi ka qenë i fortë. Pothuajse të gjitha ndërtesat përreth kanë pësuar dëme. Duhen vlerësuar dëmet dhe duhet të marrim masat nëse do duhet të strehojmë ata që kanë nevojë për mbështetje.", tha Balla.

Ora 18:09
Brataj për shpërthimin në Lushnjë: Një prej të plagosurve, në intubim për shkak të djegieve të rënda në fytyrë

 

Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka bërë me dije se një prej të plagosurve nga shpërthimi në Lushnjë është në intubim për shkak të djegieve të rënda që ka pësuar.

Brataj tha se 3 persona nga 7 të plagosurit janë transportuar drejt Traumës dhe repartit të kirurgjisë plastike të QSUT në Tiranë.

“Janë 3 persona që po transportohen drejt spitalit të Traumës dhe repartit kirurgjisë plastike të QSUT-së të në gjendje të rëndë ndërsa 3 të tjerë janë trajtuar në spitalin e Lushnjës. Pacientët që janë më rëndë kanë pësuar djegie më të mëdha. Pacienti në gjendje më të rëndë ka përqindje më të lartë të djegieve edhe në fytyrë, gjë që i vështirëson rrugët e frymëmarrjes. Ai u intubua menjëherë”- u shpreh Brataj.

Ora 17:37
U plagos rëndë nga shpërthimi në një kapanon në Lushnjë, momenti kur një prej punonjësve mbërrin në spitalin e Traumës

 

Ky është momenti kur njëri prej 3 të plagosurve në gjendje të rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë ka mbërritur në spitalin e Traumës. 

Ndërkohë mësohet se më vonë pritet të mbërrijnë edhe 2 prej të plagosurve të cilët po ashtu ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ora 17:07
Shpërthimi në Lushnjë, identifikohet viktima, drejtonte vinçin që ra në kontakt me tensionin e lartë! 7 persona të plagosur

1709309317_spitaliilushnjes.JPG

Roland Hoxha (Vreçani) është personi që ka humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e sotme. Policia në një reagim zyrtar bën me dije se shkak për shpërthimin e ndodhur në një kapanon në pronësi të deputetit të PS Bujar Çela, ishte rënia në kontakt me linjën elektrike të vinçit që drejtohej nga Roland Hoxha. 

Për pasojë, mësohet se 7 persona të tjerë, punonjës pranë kapanonit, kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi R.H., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.

Ora 17:06
Mbeti i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnje, kush është Bujar Çela

 

Një shpërthim në një biznes tronditi qytetin e Lushnjes ditën e sotme. Si pasojë 1 person ka ndërruar jetë, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, në pronësi të të cilit është biznesi. Deputeti Çela është deputet i Lushnjes prej dy mandatesh, i dalë nga lista shumëemërore e Partisë Socialiste.

Karrierën e tij politike e nisi që në vitin 1991, kur u zgjodh anëtar i PS në Kongresin e parë pas shembjes së diktaturës. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë Sekretar Organizativ i Rrethit të Lushnjës.

Prej vitit 2012 është kryetar i PS së rrethit Lushnjë. Sa i përket karrierës profesionale ai ka mbajtur më parë poste të niveleve të ndryshme në administratë.

Ditën e sotme ai ishte pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe më pas ka lëvizur nëpër kapanone dhe magazina, në të cilin ndodhi edhe shpërthimi.

Ora 16:38
Shpërthimi në Lushnjë, deputeti i PS i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, 3 prej të plagosurve transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës

 

Deputeti i PS, Bujar Çela i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të fuqishëm në magazinën që kishte në pronësi në Lushnjë. 

Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është e qëndrueshme. Ndërsa edhe 3 prej 10 të plagosurve janë nisur drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar mjekësor. 

 

Ora 16:34
Vinçi në magazinë ra në kontakt me tensionin e lartë, detaje nga shpërthimi me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Lushnjë

 

Policia ka rrethuar magazinë ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ambulancat kanë dërguar në spital të plagosurit.  Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Vinçi në magazinë ra në kontakt me tensionin e lartë. 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 02/03/2024 08:34

    A lejohet te ndertohet poshte linjave te transmetimit te energjise elektrike??? Sigurisht qe jo por.....

    Përgjigju
  • Kabul hesapi: 02/03/2024 07:51

    Ja si menaxhohet Shqipëria nga politikanët. Shiko bizneset e tyre dhe e kupton.

    Përgjigju
    • Fatos: 02/03/2024 08:51

      Deputeti PS me deputetin e PD kështu i kanë bizneset së bashku në tragjedi

  • Maks: 02/03/2024 00:59

    Ngjarje e rende. Meqe nje deputet qenka i perfshire e do puna te hetije SPAK. Kjo media jep detaje se deputeti eshte dhe "pronari" pra ne kundershtim me kushtetuten.

    Përgjigju
    • Moti: 02/03/2024 07:59

      Ishte Dita e parë e punës për viktimat! Mashtrim partitesk. Tani ishte tensioni i lartë aty më parë, apo biznesi i deputetit më parë. Unë propozoj që biznesi ishte më parë aty. Fajin e ka shteti që ndërtoi shtyllat aty!

  • Scutari: 01/03/2024 21:46

    Ngushëllime familjes Hoxha! Shërim të shpejtë të plagosurve! Një pyetje kam. Ndërtimi në fjalë është me leje apo pa leje?!

    Përgjigju
    • apara: 02/03/2024 08:39

      ja ti si mendon, ka nevoje deputeti per leje.

    • Si mendon ti: 02/03/2024 08:04

      Linjat e tensionit të lartë mbi biznes janë pa leje? Tani viktimat që punonin aty me vite çdo ditë e kishin si ditën e parë. Dmth në të zezë derisa ...tragjedia dhe sot filluan punë, plus që jemi një familje

  • Meri: 01/03/2024 21:28

    Nuk mund të vazhdohet duke numëruar viktimat e ngushëlluar familjarët,shteti ( në qoftëse ekziston )duket të kontrolloj se respektohen rregullat e siguris në punë.

    Përgjigju
  • edi rama: 01/03/2024 21:21

    me kete video ju uroj nje jave te mbare...

    Përgjigju
  • Elektriçisti: 01/03/2024 20:08

    Duhet me e dit gjithkush qe tensioni lart ne distancen 3 metra krijon fush magnetike e te thith qe nuk duhet ti afrohet askush se te shkatrron 20.000 mijvolt!!!!

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/03/2024 19:59

    shqipnija veni i rrumpalles,

    Përgjigju
  • Mos shum gjynah viktimat: 01/03/2024 19:54

    Siguria teknike ne venin tone asht xero,na per çdo gja thona sprish pun kjo e sprish ajo!!

    Përgjigju
  • Altini: 01/03/2024 19:31

    Ngushëllime familjareve te viktimave, por vetem nje gje kam si ka mundësi keta njerëzit me pushtet dhe ne raste ekstreme si gjen gje. E cudtishme gjithmonë shpëtoin.

    Përgjigju
    • Tirona: 01/03/2024 20:48

      Miko kte desha me shkrujt dhe un më vlla.. shko mer zoti bab e bir e kto hajdutët si gjen gjo. Dëmtime kalimtare e mas 2-3 ditësh çohen nkom e vjedhin 2fish ..

  • Arditi: 01/03/2024 19:23

    Kjo eshte shqiperia qe kane ndertuar, me linja si merimange, pa infrastrukture, qytete horror, vjedhje, pa plan, e mbi te gjitha me cmime tmerresisht te larta per shkak te trafikut te droges qe i financon. Kjo e fundit e ben te pamundur rregullimin sado te vogel te ndonje qyteti pasi qe ne investim cdo gje kushton 3-4 fish e vleres reale ekonomike.

    Përgjigju
    • Turi: 01/03/2024 20:36

      Hajde Analize qe ke bere Ardit. Duhet te jesh profesor. Ça lidhje ka merimanga, duhet te ruhen distancat. Avash, te behet ekspertiza e ngjarjes dhe dalin pergjegjesite

  • Lushnjari: 01/03/2024 18:23

    Ngushellime familjes vercani Kush ka njohje me fatkeqet tna japin me shum per kete qe ndodhi

    Përgjigju
  • Ops: 01/03/2024 17:30

    Ngushellime per viktimen dhe te shkuara Deptutetit nga ana njerzore, pastaj pjesa tjeter e medaljes , poshte tensionit te larte nuk ndertohet une kam nje toke qe e kam anash dhe sme lejojne , babezia e pushtetit

    Përgjigju
    • Po mër po: 02/03/2024 08:13

      Punojnë në të zezë dhe kur ndodh tragjedia thotë partia ishte dita e parë e punës nuk e dinin se tensioni ishte ndërtuar pa leje sipër biznesit.

    • Artur: 01/03/2024 21:28

      Sa qesharak je! Deputeti është për tu arrestuar or idiot se për faj të tij vdiqën babë e bir, ti i thua të shkuara! Ku i kishte kushtet teknike për punimet që po bënte?! Si stë vjen turp nga vetja që i lëpin bythën!

  • emigranti: 01/03/2024 17:13

    pushtetaret tane jo vetem qe paguhen kot nga leket tona, po edhe na vrasin ne mes te dites ...

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/03/2024 16:43

    Kur ndodhin ngjarje te tilla tragjike, ne kujtohemi per problemet e medha qe kemi me sigurine, me pushtetaret dhe me cdo aspekt tjeter te jetes qe fshihet ne "spektaklet" e organizuara nga kryeministri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?