Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Magazina në pronësi të Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, asnjë kontroll nga autoritetet

Tirane- Report Tv ka siguruar dosjen hetimore për shpërthimin e fuqishëm në Lushnje në 1 mars 2024 pranë magazinës në ndërtim ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombolat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtate të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, thuhet në dosje.

Për ndërtimin që deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela po kryente në magazinat e tij në periferi të Lushnjes, nuk kishin dijeni asnjë nga institucionet lokale. Kjo ka dalë nga dëshmia e dhënë grupit te hetimit nga  Robert Kola me detyrë drejtues në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, i cili shpjegon se nuk ka pasur dijeni për ndërtimet deri në momentin e ngjarjes.

Në referimin që dy oficerë të policisë gjyqësore kanë bërë në prokurorinë e Fierit, ata evidentojnë se nisur nga hetimet paraprake ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi deputeti Çela kishin marrë një leje në shtator me afat një vit, por që pas aktit të konstatimit IVMT ka rezultuar se ai ka kryer punime ne objekt në tejkalim të lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje. Nga dëshmitë e marrë rezulton se deputeti po e bënte magazinën në tokën e tij për të lëshuar dyqane me qira.

Një fakt tjetër i rëndësishëm që theksohet nga hetimet paraprake është se për të kryer punime pas lejes së ndërtimit, Çela kishte vetëm një kontratë me ndërtues që ishte Gjini Konstruksion sh.p.k, me pronar Leonard Gjini. I pyetur ky i fundit thotë se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë punonjës të tij pas ende nuk kishte nisur punë që prej lidhjes së kontratës dhe po priste momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve. 

“Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier  ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjeçar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje”, sqarohet më tej në dosje.

Sipas dosjes ambienti në pronësi të deputetit të PS-së shfrytëzohej edhe nga Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi.

“Nga kqyrja vihet re se ne ambientin e perbashket ne anen veriperndimore gjendet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, po kete  ane verilindore  gjendet magazine ne perdorim  nga shtetasi Shaqir  Kasapi dhe ne anen  veri-lindore gjendet magaizna ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi. Vendi i ngjarjes eshte me siperfaqe 10.000 m2 dhe ne anen veriore-jugore dhe perendimore eshte magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, te cilat jane me mure betony me lartesi 2 n, me pas me profile hekuri dhe te ndertuara me panele sanduiç.Në hyrje te vendit te ngjarjes eshte magazine ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi , ne te cilen gjenden asortimente ushqimore dhe pas saj  me drejtim veri-lindor gjendet magazine ne perdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi  dhe mbas saj shtrihet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, e cila eshte ne formen e germes “J “ ne krahe te kundert”, thuhet në dosje.

Deri ne këto momente prokuroria nuk e ka marrë ende në pyetje deputetin Bujar Çela, i cili ndodhet i shtruar për shkak të dëmtimeve ne spitalin e traumës në kryeqytet. Në fund hetuesit kanë referuar çështjen për vepra penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, shkatërrim i pronës nga pakujdesia,  ndërtim i paligjshëm.

“Për sa më sipër nga tërësia e materialeve hetimore të deritanishme rezulton se jemi para veprave penale të Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal. U kryen te gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë parashikuar nga neni 289/2 të Kodit penal, Shkatërrim i pronës nga pakujdesia të parashikuar nga neni 161 i K.Penal dhe ndërtimit të paligjshëm të parashikuar nga neni 199/a  i Kodit penal.”

Nga shpërthimi mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha ka qenë i pranishëm edhe djali më i vogël Klejdi Hoxha, i cili ka parë ngjarjen. 

Bilanci i shpërthimit në Lushnje me 1 mars 2024

Të vdekur
1- Roland Hoxha Babai, (punëtor, vinçier),  51 vjeç
2- Elidion Hoxha (punëtor, djali i vinçierit), 23 vjeç
Të plagosurit
1- Sajmir Korreshi, vëllai i nënkryetarit të bashkisë Lushnje, biznesmen, pronar i një magazine me artikuj ushqimor
2- Sokol Lumi (klient)
3- Bujar Çela (deputet i PS) -pronar i magazinës
4- Ervis Sharka  - (Shofer furgoni te magazina e Saimir Korreshi)
5- Lunedi Golemi - (Shofer te Saimir Korreshi- gjithashtu e ka dhe kushëri)
6- Ilia Sota  (shok i djemve të vinçierit)
7-Erigjet Gorovelli 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
‘U thyen gjithë xhamat, hekuri goditi në kokë klientin’, punonjësi rrëfen detaje nga shpërthimi në Lushnjë: S’e dinim se magazina i përkiste deputetit

1709368606_lushnje.jpg

Report Tv ka zbardhur disa prej dëshmive të dosjes për shpërthimin në Lushnjë ku vdiqën Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir.

Bledar Lika, shitës te biznesi me pije freskuese të Saimir Korreshit (njëri prej të plagosurve) u shpreh se ka qenë duke punuar në magazinë kur dëgjoi zhurmën e fortë. Ai tha se si pasojë e valës goditëse u thyen të gjithë xhamat e biznesit dhe një copë hekuri goditi në kokë klientin Sokol Lumi i cili u transportua më vonë drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Ai tha se pasi ndodhi ngjarja u informua se kishte pasur shpërthim në magazinën e deputetit Bujar Çela dhe se kishte mbetur i plagosur edhe ky i fundit.

Më tej, Lika ka rrëfyer se në magazinën e deputetit po kryheshin saldime prej një muaji por shtoi se nuk kishte pasur dijeni më herët se punimet po kryheshin në objektin e deputetit.

Ndërsa një tjetër person që ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, Alfred Tabaku, ka rrëfyer se gjithçka kishte ndodhur në çasin kur po dorëzonte disa pije freskuese në biznesin e Saimir Korreshit, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga shpërthimi.

Ora 16:46
‘Shpërthimi kapanonin në ndërtim në Lushnje në dy faza’, zbardhet dëshmia e përgjegjëses së ISHTI-it

Report Tv sjell një tjetër dëshmi nga dosja hetimore për shpërthimin në kapanonin në ndërtim në Lushnje. Syria Beshaj përgjegjëse sektori te Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka shpjeguar dy fazat e shpërthimit.

“Është pyetur shtetasi Syria Beshaj përgjegjëse sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varu një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura. Rreferuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombola në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombolat me kanellën", thuhet në dosje.

Ora 16:34
Shpërthimi në magazinën e Bujar Çelës në Lushnje, dëshmia: Njëri u gjet brenda në vinç, tjetri ishte i gjymtuar në tokë

1709361111_finalprojekt.00112900.Still141.jpg

Tragjedia në magazinën e deputetit Bujar Çela, dëshmia e punonjësit: Djali ishte i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. 

Dëshmitë e atyre që kanë qenë aty në momentin e shpërthimit të në kapanonin në ndërtim e sipër kanë ndihmuar prokurorinë për të zbardhur ngjarjen. Shpërthimi ka qenë I fuqishëm sa Roland Hoxha është gjetur i djegur brenda në vinç ndësa djali i tij është gjetur  I gjymtuar në tokë.

“Është pyetur shtetasi  shtetasi Rezar Ymeri,  deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Çela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila.

Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Çela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime.

Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit i cili ishte i gjetur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Çela" thuhet në dosje.

Ora 16:27
Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, djali i vogël shpëtoi mrekullisht! Shoku i tij i mitur që u plagos, tregon çfarë pa para se të ndodhte ngjarja

1709362856_finalprojekt.00023913.Still141.jpg

Në shpërthimin e rëndë në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidion Hoxha ka qenë i pranishëm edhe djali më i vogël Klejdi Hoxha i cili ka parë ngjarjen.

Kështu ka deklaruar i mituri I.Sota i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi. Në dëshminë e dhënë në polici, Sota ka treguar se rreth orës 15:40 kishte shkuar në ngjarje për të takuar shokët e tij, viktimën dhe vëllain e tij Klejdi Hoxha të cilët po punonin në objektin ku ndodhi ngjarja.

Sota ka rrëfyer se ka parë 2 shokët e tij dhe babanë e tyre me disa punëtorë të tjerë të cilët ishin lartë në një makinë me vinçë dhe po përdornin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim.

"Vinci kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar”- thuhet në dosje.

Fatmirësisht djali i vogël është larguar nga vendngjarja për të blerë për të ngrënë pak momente para se të ndodhte shpërthimi.

Në momentin që po kryheshin punimet me vinç, I.Sota ka treguar se dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe u rrëzua në tokë, më pas u përmend në spital.

Ora 16:16
‘Asnjë dijeni për ndërtimin e deputetit Bujar Çela’, kreu i IMT dhe juristi në Lushnjë: Sistemi që nxjerr lejet online në bashki, ka kohë që nuk punon

1709307584_bujarela.jpg

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Lushnjë, Robert Kola ka shpjeguar në polici se nuk ka pasur dijeni nëse deputeti i PS Bujar Çela po ndërtonte apo kishte marrë leje ndërtimi sa i takon kapanonit ku ndodhi shpërthimi në lagjen ‘Karbunarë e Madhe’.

Në polici ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Gjithashtu ai është shprehur se edhe në kontrollet mujore të bëra në terren nuk është rezulton se ka pasur dijeni për punimet që po bëheshin.  Më tej ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej.

Pretendimi i fundit i tij është përforcuar edhe nga deklarata e bërë nga Juristi i IMT-së, Jetnor Xhunga i cili ka shpjeguar se sistemi që nxjerr lejet e ndërtimit të bashkisë ka kohë që nuk funksionon dhe nuk ka pasur dijeni për ndërtimin e subjektit të deputeti Bujar Çela.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ai cuni: 05/03/2024 19:03

    Ne radhe te pare e vetmja gje qe mund te them qe ne lushnje shume cudira ndodhin!kur i ve njerezit nen presion me pa te drejte ndodhin cudirat e radhes!ne ate qytet flitet per cudiren e radhes e jo per cka ndodhi!

    Përgjigju
  • Kujdestar surrat patate: 05/03/2024 06:39

    Kush ka degjuar krisma?.....(mbas disa ditesh nga Prokukaria)ja pra qe krisma nuk ka patur....dhe vazhdon historia qe le mbas mbeturinat e nje sistemi te fortish. Ytttt injorant me kollare.

    Përgjigju
  • Iris: 05/03/2024 03:15

    Qe ka patur shkelje te rregullave teknike dhe korrupsion qe lidhet me postin,nuk diskutohet,por kur lexon qe sist.on-line i bashkise per dhenien e lejeve nuk funksionon,apo keputja e zinxhirit te informacionit mes zyrave te ndryshme te bashkise ka cuar ne shkelje te tjera,te ben te mendosh per fatin qe i pret /zonat e mbrojtura/ pas ndryshimit te ligjit nga sherbetoret me mandat deputeti ne Kuvend te oligarkeve dhe investitoreve strategjike.Imagjinoni tani se si do t'i ruaje e kujdeset shteti qe oligarket e investitoret strategjike te respektojne ligjin me ndertime ekologjike e pallavra te tjera ne zonat e mbrojtura.Keta nuk e kishin idene se c'po ndodhte ne nje kend te humbur e pa vlere te Lushnjes,e do te ruajne /zonat e mbrojtura/nga abuzimet??!!

    Përgjigju
  • Or tej: 05/03/2024 00:03

    Duhen akoma satelite sepse 2 nuk mjaftojne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 04/03/2024 21:21

    Ku na ndodhi dhe kjo tani mor. Ishim dhe ne fushat antarsimesh ne parti.rrofte SEKTI Rilindjes.URRAAAAAAAA.

    Përgjigju
  • Avokati: 04/03/2024 21:11

    E sii mund te shkojne per kontroll te kapanoni i deputetit,ku esht pare kjo,te lutem.

    Përgjigju
  • emigranti: 04/03/2024 21:10

    Gjera qe ndodhin ... Ama e pate sa bukur ngriheshin avionat nga Qyteti Stalin?

    Përgjigju
  • E verteta: 04/03/2024 20:52

    Duhet te arestohen viktimat dhe te plagosurit sepse deputeti nuk ka faj, nuk i njeh ligjet. Edhe inspektoret qe versulen si qente nese ti ben nje riparim muri nuk kane faj sepse ate muaj nuk kane kaluar andej. Faji eshte vetem i shtetit qe funksionon vetem per te ndeshkuar te pamundurit,sepse perballe atyre me pushtet i bijen bre**t ne toke. Kjo eshte shqiperia sot nga e cila njerezit po marrin arratine.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/03/2024 20:07

    Gerdeci zenit te salehut mori jeten 26 te pafajshmeve,Plasmasi i deputetit çela te ps mori jeten e dy puntoreve....pra kemi te bejme me nje miniGËRDEC kesaj rradhe shkaktari deputeti edvinit...korrupsioni kryeministror vete nga fitorja ne fitorje,vetem perpara....

    Përgjigju
  • Stela: 04/03/2024 19:54

    Aty ka ndodh nje tragjedi dhe ky deputet nuk duhet te ket me vend ne parlament

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 04/03/2024 19:16

    Ka rene shteti ne duart e nje te paafti.

    Përgjigju
  • Dori: 04/03/2024 18:21

    Deputeti nuk respekton ligjet,cfar prisni nga partia? Ai esht pergjegjes dhe duhet te largohet nga parlamenti.Gjitashtu duhet te paguaj gjitha demet e shkaktuara bizneseve dhe familjeve rrotull dhe te mbaj pergjegjsi penale per vdekjen e dy personave dhe ti hetohet pasuria.SPAK duhet te hetoj ket pler

    Përgjigju
  • Lushnjari: 04/03/2024 16:55

    Ku i gjeti i jati ketij karbunarasi 2 hektar e gjysem Dihet nga te gjitha lushnjaret keta gangasteret karbunaras grabiten cdo gje ne kohen e sales dhe me mbrapa u bashkuan me PS qe sot eshte bere aleate me neofashistet italian te melonit

    Përgjigju
  • Patrioti: 04/03/2024 16:52

    E bukur kjo .ne cilen bashki te shqiperis dy teknik mund te ndalojne dhe te denoncojne deputetin e zgjedhur nga partia dhe jo nga populli.ata jane sot bejleret e rinj qe jo perfaqesojne por shtypin njerezit.deputeti te fut dhe te heq nga Puna.jemi akoma me mentalitet mesjetar.qe te civilizohemi skemi rruge tjeter,do te largohemi.perendia bekoi shqiperine por mallkoi rracen shqipetare

    Përgjigju
  • Sistemi korrupsionit: 04/03/2024 16:35

    Kur ka kohë që nuk punon sistemi i lejeve, pse u kujtove tani ta thuash?

    Përgjigju
  • Juristi Fier: 04/03/2024 16:26

    Ate plaken qe ndertoi kotec pulash ne fshat e futen ne burg keta letyrat ky depomuti nderton magazine ne mes te Qytetit dhe se shofin keta fisqirat.Shtet rrumpall.

    Përgjigju
    • satelito NASA: 05/03/2024 07:08

      nuk ishin pozicionuar mire satelitet qe kemi ne hapesire pa do ta kishin zbuluar menjehere, ah plasja qe sna bie ne si popull po me mire te ne behet se jemi popull i pakulture, spiun, i paedukuar, puthadoras, nje popull qe ka mohuar zotin per gjysem shekulli ca pret...

    • ke te drejte: 04/03/2024 23:20

      ke te drejte o vlla, per nje kasolle ne burg, he de aplikojeni "shkeljen e rregullave ne pune" apo sjua mban b....

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë