Mbrëmjen e djeshme u vendos sasi eksplozivi në katin e parë të një hoteli në Sarandë që ka qenë në pronësi të Pajtim Yzeirit, i cili u vra në vitin 2001 në Spanjë.

Shpërthimi me eksploziv ndodhi rreth orës 21:45 në katin e parë në hotel “Dea” në zonën turistike të Kanalit të Çukës dhe pati vetëm dëme materiale.

Aktualisht, hoteli është në pronësi të familjarëve të Yzeirit.

Shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.