Shpërthimi me tritol në mobilierinë në Fushë-Krujë, shkak dyshohet konkurrenca! Pronarët e godinës dhe qiraxhiu: S'kemi konflikte

FUSHË-KRUJË- Pronarët e godinës ku ndodhi shpërthimi me tritol një natë më parë në Fushë-Krujë janë marrë në pyetje. Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Godina është në pronësi të Bujar Çaraçit, por ai ndodhet në Greqi dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje familjarët, të cilët mësohet se kanë deklaruar se nuk asnjë konflikt.

Shkaku kryesor i këtij shpërthimi me tritol dyshohet se është konkurrenca mes bizneseve të mobilierisë në Fushë-Krujë. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu, Desar Çangu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilierinë. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd.

Report Tv sjell pamjet pas shpërthimi me tritol, ndërsa vihet re se dëmet në mobilieri janë të konsiderueshme, pasi gjithçka është shkatërruar.

Shpërthimi me tritol u regjistrua një natë më parë, ndërsa në momentin e shpërthimit në katin e parë të godinës, ku ndodhet dhe banesa e pronarit të objektit Çaraçi ndodheshin 3 fëmijë të mitur, por fatmirësisht nuk pati ende asnjë person të lënduar. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, për të cilët policia ende po punon për identifikimin e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Gjithçka e shkatërruar! Çfarë mbeti nga shpërthimi i tritolit në mobilierinë në Fushë-Krujë (VIDEO)

 

Shpërthimi me tritol në mobilierinë në Fushë-Krujë ka shkaktuar dëme të përmasave të mëdha. Kjo duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv që tregojnë xhama të thyer dhe një vrimë të madhe që u shkaktua nga sasia e lëndës plasëse.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?