Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit. Ai ka tentuar ti verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.
Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si "Kel Llumi", duke shtuar se mes viktimës dhe autorit disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.
Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këtw konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja. Tre muaj më parë nga sulmi me tritol në një pallat ku banonin motrat Nikolli në Elbasan mbeti i vrarë një njeri i pafajshëm siç ishte Enea Thomollari.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Lajmi kryesor: