Shpërthimi në ish-Bllok/ Spitali i Traumës: U plagosën pesë persona, ja gjendja e tyre

Shpërthimi në ish-Bllok/ Spitali i Traumës: U plagosën pesë persona, ja gjendja e tyre

1563194663_shperthimi.jpg

Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës jep njoftim lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e shpërthimit të një bombole u plagosën 5 persona.

Në spitalin e Traumës janë paraqitur një vajzë 18-vjeçare, Eneda Nura, punonjëse në argjendari, një djalë, Ardanoel Serani, kalimtar i rastësishëm, 23 vjeç dhe një kalimtar me iniciale A.R 24 vjeç. Sipas spitalit ata i janë nënshtruar trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy kalimtarët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar nga spitali ndërsa punonjësja e argjendarisë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë pronarët e argjendarisë Alma dhe Sokol Pira, ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në repartin e djegieve. 


Lajmi kryesor:

Shpërthen bombola në argjendari në ish-bllok, plagosen pronarët burrë e grua, punonjësja dhe dy kalimtarë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur