Shpërthimi te kapanoni në Lushnjë, burg për sipërmarrësin Leonard Gjini, i autorizuar nga Bujar Çela për ndërtim kapanoni

Shpërthimi te kapanoni në Lushnjë, burg për sipërmarrësin Leonard Gjini, i autorizuar nga Bujar Çela për ndërtim kapanoni

Gjykata e Fierit la në burg sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve më 1 mars në Lushnjë. Sipërmarrësi 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”, më 27 nëntor 2023 lidhi kontratë me deputetin Beujar Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë.

Njëkohësisht, Gjykata e Fierit shpalli moskompetencë për çështjen duke ia kaluar aktet Gjykatës së Posaçme.

Avokati i tij, Arben Zaimi, kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Leonard Gjini, i pyetur më herët nga policia, tha se nuk e kishte nisur punën në kapanonin e deputetit pasi ka pritur momentin që të ishte gati lirimi i objektit, por sipas policisë ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.

“Nuk e kam idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objekt, nuk kam dërguar asnjë punonjës apo të kem bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt”, thuhet në dëshminë e tij. 

Bashkia e Lushnjës e kuptoi vetëm 1 ditë pas shpërthimit, se deputeti Bujar Çela ishte duke ndërtuar një kapanon gjigand në tokën e tij në zonën industriale, në shkelje të lejes së dhënë më 19 shtator 2023.

Siç zyrtarët e institucioneve vendore në Lushnje deklaruan, sistemi online i lejeve në bashki nuk punonte, dhe duke mos pasur njoftim, askush nuk doli në terren për të parë nëse po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë. E vetmja “trokitje” në magazinë u bë një ditë pas shpërthimit të 1 marsit, aty ku u konstatua se ndërtimi në fakt e kishte tejkaluar lejen, ndaj prokuroria e Fierit ka nisur një hetim për ndërtim të paligjshëm, akuzë që mund të penalizojë  deputetin duke qenë se objekti është në pronësi të tij. E nëse ndodh, hetimi nga Fieri, pritet t’i kalojë SPAK-ut që heton rastet e zyrtarëve të lartë.

Të nesërmen e ngjarjes, më 2 mars Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, lëshoi edhe një procesverbal për prishjen e objektit të kundraligjshëm. Sipas hetimeve të deritanishme shpërthimi u krye nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin Roland dhe Elidon Hoxhës, babë e bir, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, 3 akuza për deputetin Bujar Çela, dosja drejt SPAK! Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë dhe IMT-së (EMRAT)


M.Q./B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja