Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, 3 akuza për deputetin Bujar Çela, dosja drejt SPAK! Pezullohen nga detyra 5 punonjës të bashkisë dhe IMT-së (EMRAT)

Dosja e shpërthimit të 1 marsit 2024 në kapanonin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, do të kalojë në dorën e SPAK. Ngritja e 3 akuzave ndaj deputetit Çela e ka kaluar çështjen në dorën Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, e cila tashmë do ta hetojë ligjvënësin për ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia.

Moskompetencën e shpalli edhe Gjykata e Fierit, e cila la më herët këtë të enjte në masën arrest me burg sipërmarrësin e punimeve në kapanonin në ndërtim, Leonard Gjini. Sipërmarrës 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”,  më 27 nëntor të vitit 2023 ka lidhur kontratë me deputetin Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë, tek vendi i njohur si 'Rrethrrotullimi i Plastmasit' ndërsa akuzohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë që solli edhe viktimat.

Përveç deputetit dhe ndërtuesit, prokuroria e Fierit ka ngritur akuza për thuajse të gjithë Inspektoratin Ndërtimin në Lushnjë, teksa ka marrë miratimin nga gjykata për masat e pezullimit nga detyra dhe mos lejimin e daljes jashtë vendit për kryeinspektorin Robert Kola dhe vartësit e tij Miklovan Petro, Eugert Sina, Kudret Sula. Gjithashtu gjykata miratoi edhe pezullimin e Ilmi Uku, inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë. Të gjitha vendimet e mësipërme janë ekzekutuar menjëherë nga autoritetet.

Bashkia e Lushnjës e kuptoi vetëm 1 ditë pas shpërthimit, se deputeti Bujar Çela ishte duke ndërtuar një kapanon gjigand në tokën e tij në zonën industriale, në shkelje të lejes së dhënë më 19 shtator 2023. Siç zyrtarët e institucioneve vendore në Lushnje deklaruan, sistemi online i lejeve në bashki nuk punonte, dhe duke mos pasur njoftim, askush nuk doli në terren për të parë nëse po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë.

Sipas hetimeve të deritanishme shpërthimi në kapanonin në ndërtim e sipër u krye nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin Roland dhe Elidon Hoxhës, babë e bir, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.

Në masën arrest me burg
Leonard Gjini, ndërtues
Të pezulluar, u mbahet pasaporta
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Shpërthimi në kapanonin e Bujar Çelës në Lushnjë, Prokuroria e Fierit shpall moskompetencë, çështja i kalon SPAK

1709565572_1709368606lushnje.jpg

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen e hetimit mbi shpërthimin e ndodhur në kapanonin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ngjarje për të cilën sot u la në burg biznesmeni Leonard Gjini i cili kishte firmosur kontratë me ligjvënësin për ndërtimin e kapanonit.

Për pasojë, dosja do të hetohet nga SPAK.

Ora 14:53
Shpërthimi te kapanoni në Lushnjë, burg për sipërmarrësin Leonard Gjini, i autorizuar nga Bujar Çela për ndërtim kapanoni

Gjykata e Fierit la në burg sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte i autorizuar për kryerjen e ndërtimit të kapanonit ku ndodhi shpërthimi me pasojë vdekjen e babë e bir dhe plagosjen e 7 të tjerëve më 1 mars në Lushnjë. Sipërmarrësi 32-vjeçar i firmës “Gjini Construksion”, më 27 nëntor 2023 lidhi kontratë me deputetin Beujar Çela për ndërtimin e magazinës me një vlerë prej rreth 18 milionë lekë.

Njëkohësisht, Gjykata e Fierit shpalli moskompetencë për çështjen duke ia kaluar aktet Gjykatës së Posaçme.

Avokati i tij, Arben Zaimi, kërkoi vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurimit garanci pasurore, por kjo nuk u pranua nga gjykata.

Leonard Gjini, i pyetur më herët nga policia, tha se nuk e kishte nisur punën në kapanonin e deputetit pasi ka pritur momentin që të ishte gati lirimi i objektit, por sipas policisë ai ka lejuar punimet pa respektuar rregulloret e sigurimit teknik duke sjellë dhe pasoja të rënda.

“Nuk e kam idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objekt, nuk kam dërguar asnjë punonjës apo të kem bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt”, thuhet në dëshminë e tij. 

Bashkia e Lushnjës e kuptoi vetëm 1 ditë pas shpërthimit, se deputeti Bujar Çela ishte duke ndërtuar një kapanon gjigand në tokën e tij në zonën industriale, në shkelje të lejes së dhënë më 19 shtator 2023.

Siç zyrtarët e institucioneve vendore në Lushnje deklaruan, sistemi online i lejeve në bashki nuk punonte, dhe duke mos pasur njoftim, askush nuk doli në terren për të parë nëse po zbatoheshin rregullat e mbrojtjes në punë. E vetmja “trokitje” në magazinë u bë një ditë pas shpërthimit të 1 marsit, aty ku u konstatua se ndërtimi në fakt e kishte tejkaluar lejen, ndaj prokuroria e Fierit ka nisur një hetim për ndërtim të paligjshëm, akuzë që mund të penalizojë  deputetin duke qenë se objekti është në pronësi të tij. E nëse ndodh, hetimi nga Fieri, pritet t’i kalojë SPAK-ut që heton rastet e zyrtarëve të lartë.

Të nesërmen e ngjarjes, më 2 mars Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, lëshoi edhe një procesverbal për prishjen e objektit të kundraligjshëm. Sipas hetimeve të deritanishme shpërthimi u krye nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin Roland dhe Elidon Hoxhës, babë e bir, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh

Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, legjenda e Formula 1 do të bëhet gjysh