Shpërthimi në lokal/ Ish-deputeti: Dibranët ndihen të terrorizuar dhe aspak të sigurt, ku është shteti?

Shpërthimi në lokal/ Ish-deputeti: Dibranët ndihen të terrorizuar dhe aspak të sigurt, ku është shteti?

DIBËR-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka reaguar lidhur me shpërthimin në një lokal në Peshkopi, sipas së cili është tregues se jeta e qytetarit nuk është aspak e sigurt dhe ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama.

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, ai shkruan se ngjarja ka ndodhur vetëm 70 km larg komisariatit, e ndërsa shprehet se një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe para disa ditësh në Maqellarë, por Policia e ka fshehur ngjarjen.  

"Tronditet Dibra. Krimi godet rëndë pronën e qytetareve. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mes të qytetit të Peshkopisë. Në orën 23.20 minuta është dëmtuar me lëndë eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma. Ngjarja ka ndodhur vetëm 70 metra larg Rajonit të Policisë Dibër. E njëjta situatë ka ndodhur dhe para disa ditësh në qendër të Maqellarës, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”. Si mbrohen të drejtat dhe liritë e qytetareve? Ku është garantimi dhe sigurimi i jetës së qytetarëve? Ku është garantimi dhe sigurimi i pronës së qytetarëve? Qytetaret e Dibrës ndjehen të Terrorizuar dhe aspak të Sigurt", u shpreh

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 30/07/2019 06:01

    Pasiguri ka ne gjithe vendin o Gjunksh se armet e tritolin ti ,Nishani e gjithe ushtaraket e Sali kriminelit i nxoret nga depot e ushtrise ne 1997-en. Ju ushtaraket e bete Gerdecin, harrove zotrote????Mos ua qaj hallin dibraneve se nese kane mbetur ne doren tende si Gjunksh qe je, me mire te zhduken fare nga tritoli yt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'