Shpërthimi në Lushnjë, Banorët me lot në sy: Si Gërdeci! Mund të kishim vdekur! Dëme të mëdha në disa banesa e biznese! Kërkohet dëmshpërblim

Lushnje- Të tronditur nga shpërthimi i fuqishëm banorët që jetojnë pranë zonës industruale të Lushnjes e përshkuajnë goditjen dhe zhurmën si “Tërmet” apo “Gërdeci”. Dëme të shumta ka në disa banesa dhe biznese por ende bashkia nuk ka kryer vlerësimin e tyre. 

Me lot në ata kërkon ndihmë nga shteti, pasi shtëpinë e kanë ndërtuar me paratë e emigracionit dhe nuk kanë të ardhura për të riparuar dëmet si në objekt ashtu dhe në orenditë shtëpiake.

“30-vjet çuni në Greqi e ka ndërtuar këtë shtëpi me mund dhe me djersë. Mbaroi ndërtesën ka hyrë në kredi. Ne jemi me pension. Këto ka nëna. Shteti të na ndihmojë, ajo bombola na plasi si tërmet. Vumë njeherë dhe u shkoq e gjitha sipër kokës tonë…”, tha një grua.

“Isha në Greqi dhe mora haberin me anën e familjes që kishte ndodhur diçka e papritur në familjen time. U detyrova dhe erdha urgjentisht. Shyqyr Zotit kam mirë familjen. Kur erdha këtu pash që dëmet ishin të konsiderueshme. Xhama kudo, hekurat të hedhur sa andej këndej. Mirë që s’kanë qenë njerëzit jashtë që të…”, tha nje burrë

Një tjetër banore tregon se janë thyer dyer e dritare, demtuar të gjitha orenditë e shtëpisë. Ajo kërkon nga shteti të zbardhë ngjarjen dhe t’i kompensojë për dëmet.

“Shteti ta zbardhë. Nuk lejohet të punosh me bombola. Jemi familjarë, 100 mijë lekë pension nuk na del të hamë buk jo më të shkojmë tek doktori apo të rregullojmë shpijat”.

Ndërsa Skerdjan Zaimi që punon në dyqanin me elektro-shtëpiake në pronësi të kunatit të tij tha se dëmet kapin vleren e 200 mijë eurove.

“Dëmet në biznesin e elektroshtëpiakeve. Biznesin e ka kunati, po punoj edhe unë me të. Nuk e nxjerrim dot vlerën por llogaritet rreth mbi 200 mijë euro. Vala goditëse ishte goxha e fuqishme. Nuk po merrnim vesh cfarë po ndodhte. Një zhurmë shumë e madhe, xhamat binin gjithandej, fëmijët të trembur”.

Ngjarja fatale me dy viktima dhe 7 të plagosur, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela u shënua mesditën e së premtes, 1 mars 2024 gjatë punës për ndërtimin e një magazine, në zonën industriale të Lushnjes, tek vendi i njohur si “Rrethrrotullimi i Plastmasit”.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane