Shpërthimi në Lushnjë, deputeti Korreshi: Të verifikohet kush ka dëme pa bërë dallime të majtë e të djathtë! Spitali s’ka kapacitete, dje erdhi staf nga Fieri

LUSHNJË- Deputeti demokrat, Saimi Korreshi ka folur për Report Tv për shpërthimin e rëndë në Lushnjë, ku 2 persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Deputeti i zonës së Lushnjës, Korreshi tha për Report Tv se janë në monitorim të situatës dhe kanë pasur shumë biseda me banorët të cilët kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e shpërthimit. Ai bën thirrje që pushteti vendor të identifikojë të gjithë familjet dhe bizneset që kanë pasur dëme pa humbur kohë, pa dallime të majtë apo të djathtë.

“Disa mu ankuan që ka shkuar te komshinjtë dhe nuk ka ardhur tek këta. Më tha komshija kishte bërë një kallëzim penal. Duhet të ketë patjetër, në rast të kundër do të detyrojmë pushtetin vendor me gjithë banorët. Janë prekur shumë biznese, janë dëme të jashtëzakonshme. Në disa biznese makinash. Ka shumë biznese që kanë pasur problematika të jashtëzakonshme. Familjarët janë të pamundurit”, tha Korreshi.

Madje një thirrje e ka edhe për organet shtetërore që të mobilizohen, pasi thotë se shumë familje duhet të zëvendësojnë dyer e dritare që i janë thyer.

“Do i thosha shtetit, siç ka ndihmuar pak dje për t’i dhënë ndihmën e parë, duhet t’i japin ndihmën Inspektorateve për të verifikuar dëmet. Njerëzit do ndërhyjnë, nuk mund të rrihet pa dritare e dyer. Duhet t’i zëvendësojnë edhe me lekë borxhe, duhet të bëhet rezyme në të gjithë zonën, pa bërë dallime të majtë e të djathtë”, vijoi Korreshi.

Korreshi ngre alarmin edhe për gjendjen e spitalit të Lushnjës, për të cilin thotë se nuk ka kapacitete për të përballuar as situata të tilla, ku ka ardhur staf edhe nga spitali i Fierit.

“Doja ta bëjë si çështje sensibilizimi, dihet si është situata e spitalit në Lushnjë, ne s’kemi kapacitete. Kanë ardhur edhe nga Fieri. Po të shohësh ka dy vite që bërtas për spitalin e Lushnjës, që them është për të ardhur keq. Vetëm synetlliqe bëhen, kanë marrë vetëm ndihmën e parë. Nuk kanë mundësi të reagojnë në kohë për raste të tilla”, tha deputeti.  

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 02/03/2024 20:33

    mire ua tha gjiknuri ju keni aq shume sa u ikin shume o shalqi

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/03/2024 16:13

    Ç'lidhje ke ti me të plagosurit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren