15 familje banonin në pallatin në Elbasan, ku sot pati një shpërthim i cili shkaktoi humbjen e një jete dhe lëndimin e 10 personave.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në pallat duke shkaktuar shembjen e dy kateve dhe rrënimin e të pestit. Në këtë situatë, këto familje kanë mbetur pa një çati mbi kokë.
Për këtë arsye, bashkia i ka strehuar në një konvikt aty pranë. 3 prej familjeve ndodhen në emigrim.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shemben dy kate! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA






