Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia akuzon kurdët! Arrestohet gruaja që vuri bombën! Shkaktoi 6 viktima dhe 81 të plagosur, 2 në gjendje kritike

TURQI - Të paktën 6 viktima, 81 të plagosur nga të cilët 2 janë në gjendje kritike. Ky është bilanci i shpërthimit të fuqishëm pranë sheshit Taksim në Stamboll. Të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se një grua e dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe hodhi dyshimet se përgjegjëse është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Ajo është identifikuar si Ahlam Albashir, me origjinë nga Siria. Gjatë dëshmisë në polici tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK. Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili kreu një hetim natën në zonën ku ndodhi sulmi, deklaroi: "Ne së shpejti do t'u japim njerëzve një përgjigje për ata që na shkaktuan këtë dhimbje. Nga ana tjetër, hetimet për sulmin nga policia kanë përfunduar."

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se policia e këtij ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin e së dielës në Stamboll.

Ndërkohë nga 81 të plagosurit, 50 kanë lënë spitalin ndërsa 5 ndodhen në terapi intensive. Një ditë më parë dyshohej se sulmi terrorist ishte kryer nga një grua që qëndroi ulur në një stol pranë vendit të ngjarjes për 45 minuta duke u larguar vetëm pak minuta para shpërthimit.  

Ndërkohë presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen. Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti "sulmin e poshtër" dhe tha se ishte ndjerë "era e terrorit".

PKK që dyshohet se fshihet pas sulmit është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste. Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Në pamjet e publikuara pas shpërthimit dukeshin njerëzit e frikësuar që përpiqeshin të largoheshin me vrap ndërsa të tjerë ishin të shtrirë në tokë pasi kishin marrë plagë. Sulmi që ndodhi në rrugën e njohur tregtare ka shokuar banorët e Stambollit, e veçanërisht ata që ndodheshin aty pranë. Rruga ku ndodhi shpërthimi, ka qenë edhe një herë tjetër objekt i një sulmi kamikaz në 2016.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Sulmi terrorist në Stamboll, reagojnë dy organizatat terroriste: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

1668442736_Sulm.PNG

Ditën e sotme, mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i Ahlam Albashir e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur në Stamboll. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë, e cila gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk, raporton Aljazeera.

Lidhur me këto pretendime, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka mohuar kategorikisht përfshirjen në bombardimin që ndodhi në Stamboll, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi kurd.

Autoritetet turke kishin fajësuar PKK-në për sulmin, duke thënë se e dyshuara kryesore e arrestuar për shpërthimin kishte pranuar se ishte trajnuar nga grupi i armatosur.

PKK, së bashku me grupet e lidhura, ka kryer më parë sulme në të gjithë Turqinë, ku kjo organizatë ka luftuar kundër shtetit turk që nga viti 1984.

Grupi tani operon kryesisht nga bazat përtej kufirit në Irak dhe Siri.

Gjithashtu edhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët e Sirisë kanë mohuar ndonjë rol në një sulm me bombë që vrau gjashtë persona në qendër të Stambollit.

“Forcat tona nuk kanë asnjë lidhje me bombardimet e Stambollit”, citohet të ketë thënë Mazloum Abdi, komandanti kryesor i SDF-së aleate të SHBA-së.

Turqia e konsideron SDF-në e mbështetur nga SHBA një grup “terrorist”.

Ora 14:44
Sulmi terrorist në Stamboll, Athina i përgjigjet Turqisë: Nuk do të pranonim kurrë terroristë!

1668433233_uuuu.PNG

Qeveria greke i është përgjigjur deklaratave ndaj shpërthimit në Stamboll të ministrit të Brendshëm turk, Suleiman Soylu, i cili tha se autorët do të kishin ikur në Greqi nëse nuk do të ishin arrestuar.

Zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou, deklaroi se qeveria është kundër çdo akti terrorist dhe dënoi sulmin, raporton Protothema.gr.

“Qeveria është e vendosur kundër çdo akti terrorizmi, aktet si ato në Stamboll janë absolutisht të dënueshme”, tha ai.

Oikonomou shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për popullin turk dhe qeverinë turke për shpërthimin me gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur, nga të cilët 26 mbeten të shtruar në spital.

Ministri i Mbrojtjes në Greqi, Takis Theodorikakos tha:“ Greqia mbron mirë kufijtë e saj dhe nuk do të pranonte kurrë terroristë në territorin e saj”.

Ora 11:38
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia refuzon ngushëllimin e SHBA-së: Nuk e pranojmë

1668421994_Soylu.PNG

Turqia hodhi poshtë të hënën ngushëllimet e SHBA-së për vdekjen e gjashtë personave në një sulm me bombë në Stamboll që u krye nga grupi terrorist.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpesh akuzon Uashingtonin për furnizimin me armë të degës siriane të grupit terrorist PKK , YPG në Sirinë veriore.

"Ne nuk e pranojmë mesazhin e ngushëllimit të ambasadës së SHBA . Ne e refuzojmë atë", tha Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu në komentet televizive.

Ora 10:01
Kush është gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll, u trajnua si oficere nga kurdët! Hyri ilegalisht në Turqi

1668417126_we.JPG

Ahlam Albashir është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz që shkaktoi 6 viktima në Stamboll. Gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Autorja e dyshuar u kap falë kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin kur ajo në çantat me bombë në një stol në sheshin Taksim në Stamoll rreth orës 16:13 dhe largohet nga aty. Pak minuta më vonë u dëgjua shpërthimi i fuqishëm.

Për kapjen e terroristes që u largua pasi “braktisi” çantat me bombë në stol në rrugën Istiklal, janë kontrolluar 1200 kamera sigurie, përfshirë rrugët që të çojnë për në vendngjarje dhe kthim nga vendi i ngjarjes.

Ajo ka deklaruar se ka marrë urdhra selia e organizatës PKK/PYD/YPG në Kobani të Sirisë.

Pas vendosjes së saj në pranga ministri Brendshëm, Suleyman Soylu tha:

 “Urdhri erdhi nga Kobani (qytet me shumicë kurde në Sirinë veriore). Ajo ka kaluar nëpër Afrin, për të hyrë në Turqi”.

Ora 09:07
Masakra në Stamboll, sulmi terrorist i mori jetën edhe një 9-vjeçareje dhe babait të saj! Turqia në zi pas bilancit të frikshëm të viktimave

1668413293_JamSfaetGangaj.JamngaShkodra.shtheraeparqmarrpjesnnjgarttill.Deshtameprovuarvetendhearritatdalnkampion.Ndihemshumilumturseprovovavetenndikatre.Dheiadol.png

Turqia është në zi pasi në Stamboll pati një sulm të frikshëm terrorist duke lënë 6 viktima dhe 81 të plagosur. Mediat e huaja kanë raportuar se mes viktimave ishte dhe një vajzë 9 vjeç.

Viktimat janë si më poshtë:

  • -38-vjeçarja Arzu Ozoi dhe vajza 15-vjeçare e saj
  • -vajza e madhe e Yusuf Meydan dhe vajza e tij 9-vjeçare Ekrin
  • -Adem Topkara dhe gruaja e tij 27-vjeçare Mukandes Elif Topkara

Babai i 9-vjeçares punonte në Ministrinë e Familjes në Turqi.

“E mallkoj këtë sulm që vrau një baba dhe vajzën e tij”, tha ministri pas ngjarjes.

Ora 09:05
Sulmi kamikaz në Turqi/ Del VIDEO, momenti i arrestimit të gruas së dyshuar! Si ‘u tradhtua’ në momentin e operacionit

 

Mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i gruas e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur. Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në banesë dhe duke ia vënë prangat gruar. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë.

 

1668413167_Screenshot2.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja