Report Tv ka siguruar pamje nga shtëpia e Bakie Zotos, nëna e Gentjan Zotos, ku vendos lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme.

Bakie Zoto tregon se jeton e vetme në lagjen “Partizani” në Vlorë dhe se është e habitur nga ngjarja pasi ajo nuk ka konflikte me njeri dhe nuk e di se cilat janë arsyet. Nga pamjet shihet fasada e derës e dëmtuar ku ka ndodhur shpërthimi.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, tha Bakie Zoto.

1764487979_tritoli.jpeg


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Shpërthim me tritol në banesën e nënës së Gentjan Zotos, i dënuar për atentatin ndaj Inez Hajrullës! Flet 63-vjeçarja: S'kam konflikte (VIDEO)