Shpërthimi në Zubin Potok, u sekuestruan stema me simbole ruse e serbe! Kurti: Po punohet për furnizimin me energji dhe ujë

Shpërthimi në Zubin Potok, u sekuestruan stema me simbole ruse e serbe! Kurti: Po punohet për furnizimin me energji dhe ujë

Stemat ruse dhe serbe që u gjetën në veri të Kosovës

KOSOVË- Dy ditë pas shpërthimit me eksploziv në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se po punohet me dedikim për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë për të gjithë banorët e prekur.

“Institucionet dhe ndërmarrjet publike të Republikës së Kosovës janë duke punuar me dedikim për të garantuar siguri të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët”, shkruan Kurti.

Kurti ka ndarë në Facebook një video nga inspektimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thënë se shpreson se së shpejti do të fillojë furnizimi me ujë së paku në disa prej komunave.

“Zgjidhja që është nga inxhinierët e Ibër-Lepencit, është duke funksionuar. Rrjedhja e ujit është me një kapacitet prej 3 mijë litra në sekondë, e mjaftueshme për të furnizuar KEK, Shpresojmë që së shpejti do të nisë furnizimi me ujë në disa prej komunave”, shprehet ministrja.

Aktualisht janë vendosur autobotë uji në disa pika në Mitrovicën e Veriut - në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicën e Jugut - në tri lokacione përfshirë në sheshin e qytetit, në Zveçan - afër Kuvendit Komunal, si dhe në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë. Për të përballuar situatën e krijuar, Shqipëria ka nisur që dje të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin e një nate më parë në kanalin e liqenit të Ujmanit. Të arrestuarit dyshohen për përfshirje në veprime kriminale e terroriste. Po ashtu, janë sekuestruar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, 3 granata dore, dy armë automatike AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshëm, helmeta ushtarake, maska, thika.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Armë të rënda dhe simbole ruse e serbe, ja çfarë u zbulua në veri të Kosovës pas sulmit ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc

1733047598_465964579111516834997037448513.jpg

Stemat ruse dhe serbe që u gjetën në veri të Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dha detaje ditën e djeshme (30 nëntor 2024) se çfarë është gjetur gjatë basitjeve që u zhvilluan në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër – Lepëncit.

Hoxha tha se në 10 lokacionet që u kryen kontrollet blic të policisë së Kosovës janë gjetur mbi 200 uniforma ushtarake, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla në euro dhe në dinarë dhe pajisje të tjera.

Në fotot e publikuara nga autoritetet në Kosovë, pikasen edhe simbole dhe emblema serbe e ruse.

 

Ora 09:07
Shpërthimi në Zubin Potok, reagon Orban: Duhet hetim i paanshëm dhe gjithëpërfshirës

1733040511_1200x675cmsv2395e4fe7ec815ed.jpg

Viktor Orban

Sulmin e ndodhur të shtunën e 29 nëtorit në Zubin Potok e ka dënuar edhe kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

Përmes një reagimi në “X” ai thotë se duhet hetim gjithëpërfshirës dhe i paanshëm, pasi vetëm në këtë mënyrë do parandalohen tensionet në rajon.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka shkruar Orban.

Ora 07:52
Shpërthimi në Zubin Potok, ministri britanik për Europën: Sulm i tmerrshëm, autorët të mbajnë përgjegjësi

Ministri britanik për Evropën, Stephen Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Ai ka kërkuar hetim të plotë për këtë ngjarje. 

“Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike. Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi", shkruan ai. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc, Vuçiç: Kemi disa informacione se kush mund të jetë autori

Sulmi ndaj kanalit të ujit Ibër-Lepenc, Vuçiç: Kemi disa informacione se kush mund të jetë autori