Prishtinë - Tetë persona të arrestuar një arsenal i tërë armësh, përfshirë eksploziv dhe uniforma ushtarake, është bilanci i operacionit të bastisjes që policia e Kosovës ndërmori mëngjesin e sotëm ( 30 nëntor) në veri të Kosovës, pak orë pasi u hodh në erë kanali i ujit Ibër- Lepenci.
Pasditen e sotme, në një konferencë të jashtëzakonshme ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla krah drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha tha se bastisjet janë kryer në 10 lokacione të ndryshme në veri, i banuar me shumicë serbe. Të arrestuarit dyshohen për lidhje dhe nxitje të sulmeve të fundit në veri, mes tyre dhe hedhja e granatave të dorës në Zveçan dhe shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Ministri përsëriti se Kosova e mban përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit por dhe ato të ndodhura brenda 72 orësh
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar.
Sveçla e ka cilësuar shpërthimin në Zubin-Potok si aktin më të rëndë të pasluftës.
Ky sulm terrorist është i organizuar mirë dhe planifikuar mirë nga organizata profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Synimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të shtetit të Kosovës e qytetarëve të saj' tha ai.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se janë përdorur eksploziv deri në 20 kilogramë në sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.
“Në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, për ta kryer këtë sulm terrorist dyshohet se janë përdorur një sasi e madhe e eksplozivit prej 15 deri në 20 kilogramë. Eksplozivi ishte vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kanalin e Ibër-Lepencit, ku si pasojë e të cilave është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe lokalitete, duke rrezikuar tej mase edhe furnizimin me energji elektrike apo edhe rrezikun me pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës ”, tha Hoxha.
10 sulme në veri prej qershorit, 3 sulme terroriste brenda nëntorit
Drejtori i policisë tha se nga qershori i këtij viti janë evidentuar 10 sulme me mjete shpërthyese nga të cilat ndër rastet që kërcënuan seriozisht rendin dhe janë kualifikuar si sulme terroriste që kanë pasur synim ta cenojnë sigurinë e Kosovës janë këto tre ditëve të fundit.
- Date 26 11 2024 – sulmi terrorist me dy granata dore tek stacioni policer në Zvecan. Rrezikoi jetën e policëve.
- Date 28 11 2024 sulmi terrorist me granatë dore në objektin e komunës së Zvecanit. Si pasojë u shkaktuan dëme në komun e makina e të parkuara
- Date 29.11.2024 sulmi terrorist që kishte për shënjestër kanalin e Ibër Lepencit"
Mund të kenë lidhje me 'Brigadën e Veriut' e "Mbrojtjen Civile'
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, kanë thënë se personat që janë arrestuar si të dyshuar dhe janë intervistuar në stacione policore mund të jenë strukturave tashmë të njohura si “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”.
“Pa asnjë dyshim këto akte janë terroriste. Realisht kemi të bëjmë me një luftë të sofistikuar hibride, e cila përfshin të gjitha mënyrat tashmë të njohura të atakimit të Republikës së Kosovës. Patjetër që një pjesë e tyre janë pjesë e strukturave tashmë të njohura si 'Mbrojtja Civile' dhe 'Brigada e Veriut" por gjithsesi në cilindo lloj organizimi ata janë të trajnuar, të nxitur, shtyrë, mbështetur dhe financuar nga Serbia me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës e terrorizimin e qytetarëve të saj." tha Xhelal Sveçla
Edhe drejtori i policisë e konfirmoi se mund të kenë lidhje me Radoiçiç
“Shumica e personave ndaj të cilëve sot është kryer kontrolla në pronat e tyre, janë persona të dyshimtë të ndërlidhur me ‘Mbrojtjen Civile’. Andaj, mund të ketë edhe implikime me terroristin Milan Radoiçiç. I takon organeve të zbulojnë rolin e secilit.
Në bazë të hetimeve intensive dhe posaqërisht rasti I fundi I sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike për nga mënyra e organizimit dhe ekzekutimit të tyre është e qartë që kemi të bëjmë me një grup të mirorganizuar dhe kanë njohuri e shkathtsi në ëprdorimin e mjeteve shpërthyese
Në bazë të hetimeve nga policia në bashkëpunim me agjencinë e inteligjencës janë identifikuar disa persona të dyshuar të mundshëm përkatësisht organizatorët, apo ekzekutues të sulmeve terroriste, posaqërisht për sulmin e kanalit të Ibër Lipencit" tha Hoxha
Gjatë bastisjeve nga autoritetet e sigurisë së Kosovës, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) janë konfiskuar një arsenali armesh dhe municioni, eksplozivi pajisjeje të ndryshme, përfshirë emblema e qindra uniforma e pajisje ushtarake.
Këto do të shërbejnë si dëshmi për këto akte kriminale”, tha Sveçla.
Drejtori i Policisë tregoi se gjatë bastisjeve të sotme kanë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, 6 zolla, 3 granata dore, 2 armë AK47, 1 revole, municion të kalibrave të ndryshëm, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, para dhe pajisje të tjera. Ndërsa në një bastisje të ndarë në Zveçan, Policia ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armatimi, 2 AK47, 3 revole, 1 armë gjuetie, 2 armë rekreative, 6 karikator të AK47, municion e uniforma ushtarake.
Organizatat terroriste
"Mbrojtja Civile" dhe "Brigada e Veriut", u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.
Në komunikatën e këshillit të sigurisë Qeveria e ndërlidhi sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit edhe me sulmet që ushtria ruse është duke i kryer pareshtur ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. “U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, tha ajo.
6 raketa hedhës, zolla, nga të cilat 3 janë të përdorura
3 granata dore,
2 armë AK47,
1 revole,
municion të kalibrave të ndryshëm,
fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse,
helmeta ushtarake,
maska
hika,
Euro e dinarë
3 revole
1 armë gjuetie,
2 armë rekreative,
6 karikator të AK47
municion e uniforma ushtarake
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka treguar se njëri nga personat e arrestuar sot për sulmin terrorist në Zubin Potok është nga media serbe Kosovo Online.
Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetareje serbe në konferencën për media në Mitrovicë, ku u ekspozua armatimi i konfiskuar pas sulmit terrorist.
“Sa i përket pjesëtarit të Kosovo Online, mund të them sigurisht se ai nuk është arrestuar se është pjesëtar i një mediumi, por sipas indikacioneve ai është përfshirë në punë kundër rendit kushtetues”, ka thënë ai.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi se po vazhdojnë hetime të thelluara lidhur e shpërthimin e kanalit Ibër-Lepencit në Zubin Patok. AI tha se eksplozivi është vendosur në shtratin e kanalit.
"Asnjë vendi botës nuk është 100% i sigurt nga sulmet terroriste, qendra e vendeve të zhvilluara kanë qenë viktimë e sulmeve terroriste. Në këtë rast jam i bindur se institucionet e Koosvës kanë punuar mirë dhe drejtë por do të ketë edhe hetime se si ka ardhur ky sum terrorist.
Pa harruar asnjë herë duhet të falenderoj pjesëtarët e policisë së Kosovës sepse në kushte të vështira për jetën po kryejnë detyrën e tyre ndaj shtetit të Republikës së Kososvës. Kanë befasuar qytetarët dhe aletatët, më të cilët bashkëpunojmë aty duhet.
Është e qartë që Serbia dhe qeveria e saj nuk dëshiron të ndryshojë. Ajo është e vendosur të sulmojë rritjen e Republikës së Kosovës. Patjetër që punohet me çdo infofmacion që vjen. Falë bashlëpunimit me qetetarët edhe të këtyre 4 komunave dhe prfesionalizimin të policisë, ne kemi parandaluar shumë raste.
Eksplozivi është vendosur në shtrarin e kanalit të Ibër-Lepencit. Duhet të shohim të gjoitha mundësitë që ky kanal të të vëzhgohet në mënyrë më efikase."
Njësitet e Specializuara të policisë sot kanë zhvilluar disa bastisje në komunat veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.
Këto bastisje ndërlidhen me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në orët e vona në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lidhur me këtë rast deri më tani tetë persona janë të arrestuar si të dyshuar lidhur me këtë rast. Po ashtu gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar armë, pajisje ushtarake, si dhe prova tjera materiale lidhur me rastin.
Mediat në Kosovë, kanë siguruar edhe disa pamje nga Kampi i Njësisë Speciale “Enver Zymberi” në Shipol të Mitrovicës.