Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, dënoi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.
Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, tha se Kosova ka bërë përparim në disa prej reformave të nisura.
Ai paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit.
Mbrëmjen e 29 nëntorit ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.
Shpërthimi ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kriminal e terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Beogradi.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi ka pasur synim dëmtimin e infrastrukturës “mbase edhe më të rëndësishmen që kemi”.
Prej Ibër-Lepencit furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës, gjithashtu Koorportata Energjetike e Kosovës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
47.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Peter Sorensen pritet të jetë pasardhësi i Mirosllav Lajçak
19 Janar, 12:11
-
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Kosovë (FOTOT)
19 Janar, 11:08
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57
-
Kosovë, mbi 100 vëzhgues evropianë do të mbikëqyrin zgjedhjet parlamentare
18 Janar, 18:21
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30