Shpërthimi pranë autobusit të
Dortmund, Prokuroria: Sulm terrorist

Shpërthimi pranë autobusit të<br />Dortmund, Prokuroria: Sulm terrorist
Policia gjermane është duke hetuar se pas atenatit të autobusit të ekipit Borussia Dortmund qëndron pista e radikalizmit islmaik.
 
Vetë Prokroria e cilësoi atentatin një sulm terrorist ndërsa është arrestuar edhe një person, një radikal islamik. Mediat raportojnë se pranë autobusit është gjetur një letër ku përmendet sulmi i forcave gjermane në Siri.
 
“Në emër të Allahut të mëshirshëm” thuhet në letrën e gjetur ku përmendet edhe atentati që Anis Amri ndërmori në dhjetor në berlin.
 
Dukej se mesazhi sipas të përditshmeve u dërgohet të gjitha shteteve aleatë në luftën kundër shtetit islamik.Ndërkohë media të tjera raportojnë se autoritetet janë në kërkim të një makine me targa të huaja duke u hetuar cdo lloj piste.

Për këtë arsye një tjetër hipotezë e policisë është edhe sulmi nga grupet neonaziste.Dortmund në fakt është një skuadër e cila ka shprehur përkrahjen për refugjatët. Ndërkohë për sulmi reagoi edhe kancelarja Merkel e cila e cilësoi veprimin monstruoz.

Gjendet letra ku merret përgjegjësia e sulmit
Një letër, me të cilën merret përgjegjësia, është gjetur afër vendit të shpërthimeve, ka thënë prokurorja, Sandra Leucke, por pa dhënë detaje të tjera. Shefi ekzekutiv i klubit, Hans­Joachim, tha se mbrojtësi spanjoll i ekipit, Marc Bartra, është plagosur dhe ishte dërguar në spital. Bashkëlojtarë të tij u thanë mediave zvicerane se ai ishte “goditur nga copat e xhamave të thyer”. Policia tha se nga hetimet e para ky ishte “nje sulm serioz”. 

Portieri i Dortmund tregon çastet e shpërthimit​
Portieri i Borussia Dortumund, Roman Burki, i cili ishte i ulur afër Marc Bartra në autobus gjatë kohës që ndodhi shpërthimi ka treguar për çastet kritike që kaloi skuadra. Burkli ka thënë se të gjithë ishim në panik, por policia reagoi shpejt dhe qetësoi situatën.

Shpërthim pranë autobusit, plagoset një lojtar
Një ditë më parë në afërsi të autobusit të ekipit gjerman Borussia Dortmund, pak kohë pasi ishin nisur nga hoteli kanë ndodhur 3 shpërthime të fuqishme.

Agjencitë e lajmeve raportuan se mbrojtësi Bartra ka marrë lëndime në duar dhe këmbë nga thyerja e xhamave të autobusit, ku dhe u transportua menjëherë për në spital për trajtim mjekësor mbeti i plagosur edhe një polic.

Ndërkohë ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, që ishte parashikuar të luhej pasditen e të martës është shtyrë për ditën e sotme në orën 18: 45. Pas ngjarjes të gjithë futbollistët u shokuan ndërsa tifozëve iu kërkua të ruanin qetësinë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)