TIRANË- Identifikohet pronarja e mjetit me targa italiane që u hodh në erë rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Liqenit Artificial pranë Kopshtit Zoologjik.
 
Nga të dhënat e para mësohet se mjetit tip "Opel" me targa italiane të paregjistruara i është vendosur një sasi prej 100 gr lënde eksplozive, mendohet e llojit C4.  

Makina me targa GR 31 97 94  ishte parkuar pranë Kopshtit Zoologjik dhe mendohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur në pjesën e prapakolpit. 

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por jo në njerëz.  

Sot paradite tha se u identifikua pronarja e mjetit që shpërtheu. Sipas policisë është Mercedez Jazenxhi, 30 vjeçe e cila është marrë në pyetje nga policia për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se 30 vjeçarja ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.  

Makina ka qenë e parkuar prej gati një muaji pranë Kopshtit Zoologjik. Fillimisht u mendua se pronari i makinës ishte një biznesmen italian, i cili u informua se gjatë natës së mbrëmshme u mor në pyetje nga Policia. Ekspertët e hetimit nga Policia dhe Prokuroria rrethuan zonën dhe kryen veprimet hetimore. 

Policia mendon se ka qenë atentat për të trembur personin, ku ishte vendosur lënda eksplozive e jo për ta eleminuar atë. 

Vetëm dy javë më parë, një tjetër makinë me targa italiane u hodh në erë në rrugën e Kavajës. Në zonën në afërsi të Liqenit Artificial ka pasur edhe raste të tjera të vendosjes së lëndës eksplozive në automjete, siç është ai i 23 shtatorit 2013 kur iu vendos lëndë plasëse automjetit të ndërtuesit Arben Xhaferri.

HETIMET, DYSHOHET PËR SHKAK TË DETYRËS NË PROKURORINË E PËRGJITHSHME
 
Shpërthimi i mbrëmjes së të hënës pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës në Prokurorinë e Përgjithshme të bashkëshortit të pronares së mjetit. Rezart A., sipas burimeve të “A1Report” ushtron detyrën e juristit në prokurori, dhe prej disa javësh ndodhet jashtë Shqipërisë.

Në polici është paraqitur bashkëshortja e juristit, Mercedez Jazenxhi, e cila ka pranuar pronësinë e automjetit dhe u është përgjigjigjur oficerëve të policisë gjyyqësore për lëvizjet e automjetit, apo nëse është në dijeni të kërcënime të mundshme ndaj bashkëshortit apo familjes.
 
Sipas burimeve, Jazenxhi ka mohuar të ketë patur kërcënime, apo të ketë ndonjë të dyshuar të saj si autor të mundshëm për ngjarjen.
 
Burime të besueshme të “A1Report” thanë se janë duke u hetuar edhe konfliktet e mundshme për shkak të detyrës të juristit të Prokuorisë së Përgjithshme, që ka përdorur automjetin tip ‘Opel’.

HETIMET PER: SHKATERRIM TE PRONES ME EKSPLOZIV 
Në orën 11: 30 përmes një njoftimi për shtyp policia bën të ditur shpërthimin. 

“Më datë 17.02.2014, rreth orës 22.30, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë kompleksit të pallateve Syri i Kaltër, në automjetin tip Opel me targa të huaja GR 319794, është vendosur një sasi lëndë plasëse, automjet i cili rezulton në pronësi të shtetases M.J, 31 vjeç. Nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar tërësisht automjeti. Menjeherë në vendin e ngjarjes shkuan grupi hetimor dhe ekspert xhenier, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të ”Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga neni 152/1 Kodit Penal.

makina e shperthyer me logo
(Në foto: Automjeti i shpërthyer me eskploziv dje në mbrëmje (17.02.2014) Foto të tjera

makina e shperthyer me logo
(Në foto: Automjeti i shpërthyer me eskploziv dje në mbrëmje (17.02.2014),foto,A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

(Lajmi fillimisht u publikua rreth orës 22:10, 17 shkurt 2014 dhe u përditësua në vazhdim. Përditësimi i fundit ora 10:54, e 18 shkurtit)  
 
Redaksia Online
(sg/b.g/a.ç/shqiptarja.com)