Shpërthimi në Lushnje/ Eksperti Duleviç: Janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik! Si mund të ngresh një bombol me vinç poshtë përcjellësit?!

Azmer Duleviç, inxhinier elektrik foli për Report Tv në lidhje me shpërthimin tragjik të një dite më parë në Lushnje, ku humbën jetën dy persona, babë e bir teksa punonin në një kapanon metalik. Duleviç thotë se në atë vend ku ndodhi shpërthimi duhet të punojnë njerëz të çertifikuar.

Inxhinieri përjashton faktin që kemi të bëjmë me kontakt të tensionit të lartë.

“Fakt është që bombula ka shpërthyer. Këtë se mohon dot askush. Por nga ana tjetër janë edhe përcjellësat e tensionit të mesëm 35 mijë volt. Po të kishte qenë tension i lartë do të kishte qenë një katastrofë shumë herë më e madhe se ajo që ndodhi fatkeqësiht. Ky është një fakt që ka ndodhur. Një ngjarje jashtëzakonisht shumë e rëndë, ku nga ana teknike janë shkelur të gjitha rregullat e sigurimit teknik. Personat që duhet të punojnë, qoftë me enët me presion ose me transportimin e bombolave dhe saldimin e të gjithave me rradhë duhet të jenë të certifikuar, duhet të jenë të trajnuar. Nuk mund të jenë persona të cilët punojnë edhe në mënyrë private, të cilët nuk janë kualifikuar për atë punë.

Pra jo çdokush mund të punojë me enët me presion me bombolat e oksigjenit. Nga ana tjetër nuk lejohet të kryhen punime pa marrë leje nga institucionet si OSHEE-ja. 35 kilovolti është në varësinë e OSHEE-së për të kryer punime në kapanonet metalike. Pra këtu duhet të jetë pista kryesore. Pra kush i ka dhënë leje? Apo nuk ka pasur leje fare? Nuk besoj të kenë qenë aq naiv sa ti japin leje një stafi aq të pakualifikuar për të kryer punime poshtë telave 35 kilovoltit”, thotë Duleviç.

Duleviç shton se ka një neglizhencë të qytetarëve sa i takon linjave të tensionit të mesëm apo të lartë.

“Dhe patjetër që duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi. Sa kemi sot në vendin tonë, sa qytetarë e kanë shtëpinë apo shtyllave të tensionit të mesëm apo të lartë?! Sa ndërtime ke poshtë rrjetit të transmetimit të përcjellësave elektrikë? Pra të gjitha këto duhet të shërbjenë edhe për ndërgjegjësimin qytetar. Ka një neglizhencë nga ana e qytetarëve sa i përket pjesës së rrjetit elektrik. Me aq sa më kanë çuar edhe qytetarët në rrjetet sociale rregullat e sigurimit teknik mungojnë. Ky është një problem jashtëzakonisht shumë i madh dhe shpresoj të zbardhet deri në fund në mënyrë që të mos përsëriten më ngjarje të tilla sepse rrezikohet jeta e qytetarëve, por edhe e banorëve. Por edhe e këtyre personave që punojnë në këto kushte. Në tensionin e mesëm apo të lartë nuk lejohet të jesh afër në distancën 6 metër. Në anësoren nga shtylla, rrezja duhet të jetë 12 metër.”, shton inxhinieri.

Duleviç bën analizën e tij mbi shkakun e shpërthimit, duke dyshuar më shumë për një kontakt në pjesën e përcjellësit.

“Ndërkohë që kapanoni ishte i gjithi metalik. Ose ka qenë ndërtuar poshtë shtyllave, ose nuk dua ta pranoj që ka qenë ai biznes aty dhe janë vendosur shtyllat më pas. Duhet bërë një hetim i thelluar. Sepse dakord ata që e kanë ndërtuar se nuk janë të fushës. Por kush i ka lejuar? Kush ia ka dhënë lejen? Dhe pse nuk i kanë parandaluar? Shumë qytetarë kanë dhe shtëpinë dhe i ndërtojnë sipër telave.

Shteti ka përgjegjësi konkrete në rastin në fjalë. Dhe unë do jem shumë kurioz kur të dalë ekspertiza. Ka pasur leje? Që dyshoj se nuk e ka patur lejen për punimin. Si mund të ngresh me vinç një bombul oksigjeni poshtë përcjellësve? Ajo vetëm nga induksioni mund të bëhet ekslpodive. Pra vetëm nga fusha elektromagnetike. Edhe pa patur kontakt fare, që besoj se ka patur kontakt me përcjellësin. Por mund të jetë rasti dhe nuk ka patur kontakt me përcjellësin dhe ka qenë ekslodiv dhe ka shpërthyer.

Bombula ka shpërthyer. Por besoj se ato janë dopio-veshje. Nuk është se shpërthejnë, janë të koaliduara. Ato kompani të cilat i përdorin janë të koaliduara dhe nuk shpërthejnë kot. Nuk u ngrit dhe shpërtheu një ditë të bukur. Sepse vinçi e ka kapur një pjesë metalike në mes. Por besoj se ka patur një kontakt. Ose veprimi i fushës magnetike. Që këtë e besoj më pak me thënë të drejtën, por ka patur kontakt në pjesën e përcjellësit që ka rezultuar fatale deri në shpërthimin e bombulës që ka shkaktuar dëme. Po të mos ishte bombula do të përbënte rrezik vetëm për personat që ishin në vinç. Dhe nuk do kishte patur dëme anësore. Ishte kapanon metalik. A ishin të trajnuar ata punonjës aty?” tha Duleviç.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirane: 03/03/2024 18:49

    Sali Berisha eshte fajtori i ketij shperthimi . SPAk te veproje. E ka hedhe nga ballkoni

    Përgjigju
  • Çfarë ????????: 02/03/2024 14:50

    Ky Vuçic dulevic ekspert

    Përgjigju
    • Or tej: 03/03/2024 08:47

      Emrin edhe me cope cope or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja