Presidenti Erdogan ka folur rreth shpërthimit të fundit në Stamboll, i cili njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim.
Ai tha se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë.
Ai githashtu shtoi se mund ta quajë sulm terrorist, pasi të të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm.
Presidenti Erdogan tha: “Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë. Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm”.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, 6 viktima dhe 81 të plagosur! Nuk ka shqiptarë të lënduar! Erdogan: Dyshohet sulm terrorist, protagoniste ishte një grua
