Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura zgjedhoreve, i kanë parë si tentativë e kryeministrit Edi Rama për të dëmtuar koalicionin e opozitës jashtëparlamentare, por sipas kryetarit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi opozita e bashkuar është më solide se kurrë. Me kryedemokratin Lulzim Basha, thotë se e bashkon nevoja për t’u siguruar shqiptarëve zgjedhjet e duhura.
“Ne kemi një marrëveshje me partinë Demokratike për të shkuar bashkë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, deri më sot janë në një koalicion të përbërë, nuk kanë ndryshuar. Partitë aleate të PD nuk janë shtojcë apo varen nga zoti Basha, ne kemi interes reciprok të jemi bashkë, por jo më shumë se kaq”,- thotë Idrizi.
Thirrjen e ambasadores Yuri Kim drejtuar kryetareve të partive, Idrizi e shikon si presion pozitiv për një garë me njerëz që nuk kanë lidhje me krimin.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë rast ambasadorja e kanë parë të nevojshme për ta bërë këtë thirrje nisur edhe nga ajo që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve të kaluara. Është një këmbanë alarmi në politikën shqiptare, e cila do të na vërë të gjithëve në presion pozitiv në mënyrë që parlamenti të ketë përfaqësues dinjitoz”,- shprehet kreu i PDIU.
Nisja e konsultimeve nga Presidenti për një datë zgjedhjesh për Idrizin do te thotë prag fushate, e cila sipas këndvështrimit të tij do të jetë e vështirë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese. Ndonëse pranon se vendit i duhen alternativa të reja, kreu i PDIU është skeptik për krijimin e partive të tjera, të cilat sipas tij po krijohen nga njerëz që i shërbyen kryeministrit Rama.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2116
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare
26 Janar, 10:24
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Shpëtim Idrizi: Politika s’ka pyetur kurrë për të drejtat e çamëve, do paraqesim program dhe për ata në diasporë
25 Janar, 17:37
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35