Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me strukturat e Tiranës. Në këtë takim kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt. Idrizi tha se Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshshme dhe qeverisë tranzitore. “Shqipëria sot është në krizë, në krizë demokracie, në krizë përfaqësimi, në krizë zgjedhore dhe sigurisht në krizë ekonomike dhe prandaj po ikin shqiptarët. Në Shqipëri duhet të kemi një zgjidhje politike që kalon nga zgjedhje të parakohshme, në një qeveri tranzitore, e cila do të bëjë të mundur që shqiptarët për herë të parë të zgjedhin. Zgjedhje të parakohshme do të thotë ushtrimi i demokracisë, pikërisht për të vërtetuar sot mazhorancën në një vend që është në krizë, sepse kjo krizë nuk mund të zgjatet pa fund. Sa herë ka bërë zgjedhje të parakohshme Maqedonia, Kosova, Greqia, Mal i Zi dhe shumë vende të tjera të BE-së.
Të bësh zgjedhje të parakohshme është zgjidhje politike, për të vërtetuar se kush janë ata që besojnë shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme duhen bërë me një qeveri tranzitore, e cila të mundësojë, jo marrjen e pushtetit në tavolinë nga opozita. Këtë neve e refuzojmë kategorikisht. Po jo zgjedhje me njeriun që vodhi dhe programoi kanabizimin e Shqipërisë dhe sigurisht që ne për herë të parë kemi nevojë të zgjedhim. Kjo është arsyeja që unë ju ftoj të gjithëve, simpatizantë të PDIU-së dhe çdo shqiptar, që të bashkohen në protestën e opozitës në 16 shkurt. E të gjithë bashkë të mundësojmë që Shqipëria t'i rikthehet normalitetit”, - u shpreh Idrizi.
Kryetari i PDIU-së theksoi se duhen reforma për të ndryshuar Shqipërinë. Kryetari i PDIU-së i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mbajë duart larg nga PDIU-ja. Ai akuzoi se shumica dje i vodhi mandatet PDIU-së, ndërsa tani i mori drejtorët që ishin emëruar nga kjo parti në periudhën e koalicionit.
“Shqipëria sot ka nevojë për reforma në arsim e shëndetësi, ka nevojë për një model të ri ekonomik. Sot në Shqipëri nuk po bëhet asnjë debat për varfërinë, për hallet që kanë shqiptarët. Sot kemi një njeri të vetëm që drejton shtetin dhe nuk përfill as ministrat e vet. E ka kthyer gjithë shtetin në një portal me 30 persona, ku i gjithë shteti rri në zyra për ti kthyer përgjigje portalit të Kryeministrit. Ne sot duam një shtet të së drejtës, ku të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë akses të barabartë. Të kenë akses të barabartë për t'u punësuar.
Ashtu si kurse vodhën dje mandatet e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, mandatet e përfaqësimit politik të komunitetit çam, sikurse krijuan dje parti politike për të na përçarë, po vazhdojnë sot që të futin duart brenda PDIU-së. Unë i bëj një thirrje publike Edi Ramës, larg duart nga PDIU, larg duart nga Çamëria, sepse boll të kemi duruar deri më sot. Shqiptarët nuk zgjedhin, por zgjedhjet vidhen me lekët e kanabisit, sepse sot nuk ka shërbëtorë, por ka pushtetarë që gjithë ditën mendojnë se si do ti vjedhin votat kundërshtarit politik, ndërkohë që na duhet një shtet i së drejtës. Që të ndërtojmë një demokraci funksionale, gjithçka fillon nga zgjedhjet e drejta. PDIU mori 76 mijë vota të barabarta me 8 mandate, të cilat u vodhën në tavolinë” - tha Shpëtim Idrizi.
Edhe pse nuk përmendi emra, Idrizi duket se fjalën e kishte për drejtorin e AKU-së, që pak ditë më parë kaloi në krye të Burgjeve Agim Ismaili dhe atë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho që vijon që të jetë në këtë detyrë edhe pas largimit të partisë së çamëve nga koalicioni me PS-në. Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i PDIU-së Tiranë Galip Taho, si dhe të gjitha strukturat drejtuese të Tiranës.
Booo ca skandali, ca paftyresie!!! Ky qe perdor ceshtjen came per te vjedhur, do drejtori ky prap. Per ceshtjen came kerkon drejtorine e patentave, aku-ne, kontrollin e hidrokarbureve, kontrollin e ilaceve ncncnc turp per ata came qe perdorin ceshtjen came per te vjedhur shtetin! Po u del boja o came!
Përgjigjueshte ne vete ky.... larg duart nga tepsia ore dru thane je ne vete o hajdut
PërgjigjuCam trima dilni nga vrima..!
PërgjigjuCamet jan krenar autokton. o legana qe te pa istori bastardha qe stidini cfar komentoni
PërgjigjuÇa të duhen drejtoritë, me vjelë popullin?
PërgjigjuIdiot.Ky do poste per vjedhje,nuk do gje tjeter,perveç pareve.
PërgjigjuNgele hu ne hu o qyq .Fryn veriu b**hen andej .fryn jugu by**en andej po mite ben da shum si puna jote qe hani buk keshtu hu me hu .1Monika . 2 Dash Faqorja 3Ndart Kllufi 4Medi Gerdeci Dhe me i talentuari QIRJO VANGJO .
Përgjigju