Dy turistë belgë të cilët po eksploronin kanionin e Gjipesë kanë mbetur të bllokuar për disa orë duke rrezikuar jetën.

Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës në Himarë, të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve belg.

Dy turistët janë nxjerrë pa dëmtime nga kanioni, ndërsa për shpëtimin e tyre morën pjesë 12 zjarrfikës.