Rreth 220 persona kishin mbetur të bllokuar mbi dy ishuj të vegjël akulli lundrues pranë brigjeve të vijës bregdetare lituaneze dhe janë shpëtuar nga ekipet e shërbimit të shpejtë.

Agjencia zyrtare baltike e lajmeve BNS njoftoi se pjesa më e madhe e tyre gra dhe fëmijë, kishin mbetur të bllokuar mbi dy 'ishuj të vegjël' lundrues që po largoheshin gjithnjë e më shumë drejt detit të hapur.

Njerëzit ishin mbledhur për të kaluar të Premten e Madhe në brigjet e akullta të plazhit Vakarbulli ku erërat e mëdha shtynë ishujt e vegjël lundrues nga bregu drejt gjirit të Rigës.

Në vendngjarje mbërritën ekipe të shpëtimit të specializuara përfshirë shumë helikopterë dhe anije si dhe forcat e Rojës Bregdetare dhe ushtria vendase.

Shërbimi kombëtar i emergjencave kishte paralajmëruar ditë më parë rrezikun e blloqeve të akullit lundrues në det të hapur për shkak të erërave të forta dhe fillimit të pranverës, që sjell edhe shkrirjen e akullit.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)