48 emigrantë, shumica prej tyre shqiptarë, janë shpëtuar nga mbytja në brigjet e Gjirit të Somme në Francë, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi një defekt në motor.

Sipas mediave të huaja, 48 emigrantët po kalonin kanalin e ‘La Manch’ për të shkuar drejt Anglisë dhe po lëviznin me një gomone 8 metra të gjatë.

Gjatë udhëtimit atyre iu është dëmtuar motori i gomones dhe për pasojë kanë mbetur në det mëngjesin e sotëm.

Për këtë arsye kanë ndërhyrë rojet e bregdetare franceze dhe skuadrat e tyre të shpëtimit për të bërë të mundur nxjerrjen në breg të 48 emigrantëve. Shumica e emigrantëve ishin meshkuj, pesë gra dhe tre fëmijë.