Shpëtoi fqinjët gjatë përmbytjeve në Francë, 33-vjeçarit shqiptar i jepet leja e qëndrimit për një vit

Shpëtoi fqinjët gjatë përmbytjeve në Francë, 33-vjeçarit shqiptar i jepet leja e qëndrimit për një vit

Florim Shehu

FRANCË- Shtetasi kosovar Florim Shehu, i cili u kthye në hero pasi shpëtoi nga mbytja në muajin qershor dy familjet fqinje, i është ofruar leja e qëndrimit për një vit. 33-vjeçari shqiptar, i diplomuar për bodybuilter, përveç lejes së qëndrimit mori një çek nga Bashkia, mjaftueshëm për të blerë një makinë pasi ai e la tijën që t’ja merrte rrjedha.

Pamjet nga rrjedha e lumit në rajonin e Mayenne

Shehu shpëtoi gjashtë persona gjatë rritjes së nivelit të ujit që përfshinë rajonin e Mayenne-s gjatë fundjavës që lamë pas.

Në fillim, ai u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët të tij të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Më pas Florimi shkoi të ndihmonte dhe fqinjët e tjerë, një çift ukrainas dhe vajzën e tyre. Banesa e tyre ishte e mbushur me ujë, dera ishte e mbyllur dhe për këtë arsye duhej të dilnin prej dritares.

VIDEO e 12 qershori 2018

Florimi kishte aplikuar për azil në dhjetor të vitit 2017 në prefekturën e Majuestit, ku edhe jeton me gruan edhe me dy fëmijët e vegjël që nga shtatori 2017. Ishte gruaja e tij, Djellza, 27 vjeç, ajo që mbërriti e para në shtetin francez në 2014 për shkak të problemeve që ajo kishte në Kosovë, dhe një vit më pas Florimi iu bashkëngjit.

Ky është rasti i dytë që shteti francez "shpërblen" personat që kryejnë akte të mira dhe të vlefshme për komunitetin. I pari ishte Mamoudou Gassama, djali i cili u ngjit duke u kacavjerrë deri në katin e katërt, dhe arriti të shpëtonte jetën e një fëmije që po rrëzohej nga ballkoni.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër