Kryeministri Edi Rama ka dhënë pasditen e sotme një lajm të mirë, në lidhje me vogëlushen që u dogj në rreth 75% të trupit, pak muaj më parë.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka publikuar foto të vajzës së vogël, ku shkruan se ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet të rikthehet në shtëpi.
Vogëlushja Altea u dogj në korrik të këtij viti me qumësht dhe rrezikonte jetën, nga plagët e marra. Nën kujdesin e qeverisë shqiptare, vogëlushja u nis për në Turqi, për kurim më të specializuar, prej ku ka mundur të shpëtojë.
“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t'u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”, shkruan Rama.

(Postimi i kryeministrit Rama në Facebook)
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com