Tashmë nuk do të ketë më ‘’rrezik’’ për ju se çfarë mesazhesh mund të vijnë në celularin tuaj. 

Një turk 40 vjeçar pretendon se ka shpikur syzet të cilat ju lejojnë vetëm ju të shikoni se çfarë shfaqet në telefonin tuaj.

Celal Gogel ndihej gjithmonë i bezdisur kur njerëzit shikonin në celularin e tij teksa ai shkrunte apo kryente një veprim, dhe nga kjo i lindi idea për këtë shpikje. 

Telefoni sipas tij ka një çip i cili do të bënte që ekrani i telefonit te dukej i bardhë për këdo që e shikonte dhe që nuk i ka të ngjitura syzet që ka shpikuar.

Këto size përmbajnë një çip tjetër, i cili iu lejon juve të shihni. Fundja kjo shpikje do ishte e nevojshme pasi celulari është një objekt personal.

turk

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)