'Shpirt dhe sakrificë', Sylvinho tregon çelësin e suksesit: Jam shqiptar

'Shpirt dhe sakrificë', Sylvinho tregon çelësin e suksesit: Jam shqiptar

Sylvinho

Edhe dhjetë ditë na ndajnë nga debutimi i Shqipërisë në Euro 2024, pikërisht në Dortmund kundër Italisë, sfidë e grupit B. Përpara finaleve për AFP trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka treguar edhe çelësin e suksesit. Pikë e fortë për të është padyshim vendosja në Tiranë dhe shpirti i sakrificës.

“Shqipëria ime do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë. Kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë që pretendojnë t’i shkojnë këtij turneu deri në fund dhe ta fitojnë atë. Forca jonë nuk është te një apo dy futbollistë, forca jonë është skuadra.

Shqipëria është një skuadër pa shumë eksperiencë dhe merr pjesë në këtë kompeticion vetëm për herë të dytë në histori. Do të na duhet shumë punë që t’ia dalim në fushë. Kemi bërë një punë të madhe, por na pret tani edhe një sfidë akoma më e madhe. Jemi ndër të paktët stafe teknike që jemi shpërngulur në vendin e punës, pra në Shqipëri.

Kjo bën diferencën sepse lojtarët kuptojnë se ti ke një familje, fëmijë dhe gjithçka tjetër, e sërish i ke lënë për t’iu dedikuar punës tënde. Kur merr përsipër një punë, atëherë duhet ta bësh mirë atë. Këtë mentalitet kam. Dikush thotë se jam i huaj, por duke jetuar në Shqipëri më konsiderojnë shqiptar. Në fakt, unë jam një qytetar shqiptar.

Grup i vështirë në Europian? Gjithçka është e mundur në futboll. Për mua e rëndësishme është t’u tregojmë njerëzve se luftuam fort. Mua nuk më pëlqen t’i bëj gjërat përgjysmë, ose dedikohem në maksimum ose nuk përfshihem fare”, u shpreh Sylvinho.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë

Pamjet satelitore tregojnë se si Kina po zgjeron bazat e përgjimit në Kubë