Tirana dje pasuroi arkivin e saj të aktiviteteve artistike dhe argëtuese me një event të nivelit ndërkombëtar, koncertin e Kanye West.
Krahas padurimit të mijëra fansave nga 80 vende të botës për të parë nga afër idhullin e tyre, një tjetër arsye pse koncerti i West në Tiranë u bë aq tërheqës për të paktën 60 mijë persona që mbushën stadiumun, ishte dhe skenografia futuristike dhe kreative.
Por, si është e ndërtuar skena virale në formën e një planeti mbi të cilën reperi amerikan përformoi në Tiranë për më shumë se 2 orë?
Le ta shpjegojmë. Fillimisht, montohet struktura qendrore e skenës. Mbi të vendoset një platformë me një kapak hyrës dhe dalje për tymin, duke i lejuar artistit të lëvizë nëpër të.
Më pas, instalohet një sistem ngritës (ashensor) për një ngjitje spektakolare të artistit amerikan mbi “Tokë”. Gjatë performancës, artisti është gjithmonë i siguruar me një rrip sigurie të lidhur me platformën ngritëse, për të shmangur çdo rrezik rënieje.
Pas kësaj, struktura mbyllet nga brenda me mure, duke krijuar një korridor të brendshëm ku artisti dhe ekipi mund të lëvizin.
Më pas, vendoset guaska kryesore sferike, e cila mbahet vazhdimisht e fryrë përmes ajrii.
Në fund, instalohen projektorët, të cilët projektojnë imazhin e Tokës mbi sipërfaqen e sferës.
Komente









