Shpopullimi masiv, në Domaj të Hasit mbeten vetëm 10 familje! Në 2 dekada ikën 70 familje, shkak mungesa e rrugës

Pamja e fshatit Domaj është e trishtueshme teksa sheh banesa të vjetra e të braktisura.  Të vetmit që takuam në fshati janë 75 vjeçari Dan Thaqi dhe Blerim Thaqi 40 vjeç. Ata tregojnë se në këtë fshat me peisazh të mrekullushëm e resurse natyrore deri në vitet 2000, kishte 80 familje ndërsa tani për shkak të emigrimit ka vetëm 10 shtëpi të banuara.

Blerimi dhe Dani thonë se mungesa e asfaltimit të rrugës 40 km që lidh Domajn me Kukësin dhe Hasin, ka bërë fshati të braktiset masivisht.

Nëse investohet në infrastrukturë atëherë banorët mund të rikthehen në fshat pse jo për të investuar në turizëm. Perla e natyres së kësaj zone është “Gurra e Domajve”, monument natyre i mbrojtur nga shteti.

Mungesa e investimeve dhe e punësimit ka çuar drejt shpopullimit jo vetëm Domajn por të gjithë fshatrat e Bashkisë Has.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'